Unicorn prezanton skuterin elektrik per dy persona
Kompania me bazë në Lituani, e quajtur Unicorn, prezantoi dizajnin e saj të fundit të skuterit elektrik, me një strukturë unike të konceptuar për tu ndarë me dikë.
Teksa përdorimi i skuterëve brenda mjediseve urbane rritet, ekipi ka zhvilluar këtë projekt të ri me qëllim të ofrimit të një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të lëvizur rreth qyteteve dhe zonave të banimit.
Duke trajtuar një numër problematikash kryesore të projektimit të gjetura në përdorimin e skuterave personalë, Unicorn ka zhvilluar një sërë karakteristikash të dobishme për të optimizuar këtë mënyrë transporti. Skuteri Unicorn është zhvilluar duke vendosur mjaft theksin mbi rëndësinë e funksionit dhe lehtësisë.
Dizajni përfshin një strukturë të ngritur në pjesën e përparme, duke lejuar përdoruesit të transportojnë sende ushqimore ose çantën e shpinës. Por çfarë e bën më të dobishëm këtë dizajn është mundësia për të mbajtur gjithashtu edhe një fëmijë në pjesën e përparme. Diçka që vihet re në dizajn janë rrotat të cilat janë bërë më të mëdha për të rritur ekuilibrin.
Teknologjia smart është gjithashtu e përfshirë, pasi skuteri përmban edhe një vend për të lidhur smartphonin tuaj, me bonusin shtesë të një ngarkuesi induktiv QI për të siguruar që juve të mos ju bjerë kurrë bateria. Në një përpjekje për të parandaluar vjedhjen, një sistem GPS është gjithashtu i integruar, duke e bërë skuterin të vështirë për të vjedhur.
Bateri a e skuterit mund të zëvendësohet, që do të thotë që përdoruesit mund të ndryshojnë shpejt dhe lehtë një bateri të vjetër me një të re. Scooters janë ndërtuar gjithashtu me një motor të fuqishëm 750W, duke u dhënë përdoruesve mundësinë për të ngjitur kodra të pjerrëta pa problem.