×
Secondary Adv

Sotera, kaska mbrojtese me sensore LED

Share on Google+

Një kompani dizajni në Nju Jork, ka krijuar një kaskë mbrojtëse për motoçikletat, e cila përmban drita LED të cilat njoftojnë mjetet e tjera mbi veprimet e drejtuesit.  

 

Dritat shërbejnë për të paralajmëruar lëvizjet e rradhës të drejtuesit të motorit duke pasqyruar të gjitha drejtimet apo veprimet e tij përmes ngjyrës. Në rastin kur drita është e kuqe, kjo shërben për të njoftuar ngadalësimin apo frenimin e drejtuesit. 

 

E quajtur Sotera Advanced Active Safety Helmet, produkti është bërë nga polikarbonati dhe fibra sintetike kevlar, të cilat janë të qëndrueshme dhe materiale rezistente ndaj nxehtësisë. Ekziston edhe një maskë transparente për ta mbrojtur drejtuesin nga era, shiu dhe pluhuri dhe një panel me drita LED që kalon nëpër gjysmën e poshtme të kasketës. 

 

Doucet i cili është edhe dizenjuesi i saj, donte të krijonte një kaskë që do të parandalonte aksidentet, si dhe mbrojtjen e përdoruesve në rast të një ndodhie të tillë. Hulumtimi i tij zbuloi një shans prej 80 për qind të lëndimit ose vdekjes në një motor në rast aksidenti, krahasuar me 20 për qind për automjetet e pasagjerëve. 

 

Aktualisht, kaskat janë projektuar për të kufizuar dëmtimet pas një aksidenti. Por asnjë për ta parandaluar një gjë të tillë, u shpreh dizajnuesi. Panelet e dritave LED të vendosura në kaskën për motorr, të cilat mund të ngarkohen me anë të një fishe USB, janë të dizajnuara për ta bërë më të dukshëm drejtuesin e motoçikletave. Ngjashëm me dritat e frenave në një makinë, sensorët e ndërtuar në helmetë tregojnë se kur drejtuesi po frenon apo është duke ecur. 

 

Dritat e motorrit janë shumë të ulëta në krahasim me automjetet e tjera, tha Doucet. Sotera e zgjidh këtë problem duke e vënë dritën në vijën e syve të shoferëve të tjerë. Doucet ka zgjedhur të mos e patentojë shpikjen në mënyrë që kompanitë të mund ta miratojnë idenë dhe të zvogëlojnë rrezikun e aksidenteve.


Më të lexuarat