Secondary Adv

5 urat me te frikshme prej xhami ne bote

Share on Google+

Udhëtarët vazhdimisht kërkojnë adrenalinë dhe eksperienca emocionuese, të cilat kush mund të ua ofrojë më mirë se sa këto ura prej xhami me lartësi marramendëse. 

 

Gjatë 5 viteve të fundit urat prej xhami janë përhapur në të gjithë botën. Ndërtimi i tyre është i vështirë dhe po aq e vështirë dhe plot adrenalinë është edhe kalimi përmes tyre. Këto ura të cilat duken të frikshme kanë lartësi marramendëse deri në 300 metra mbi tokë. Këto janë top 5 urat prej xhami në mbarë botën që janë absolutisht të frikshme.

 

5. Glacier Skywalk - Jasper, Kanada 

Glacier Skywalk ndodhet në malet mahnitëse shkëmbore të Kanadasë. Ky vendkalim rrethor kalon mbi një shkëmb 270 metra lartësi mbi luginën Sunwapta. 

 

4. Grand Canyon Skywalk - Peach Springs, Shtetet e Bashkuara 

Grand Canyon Skywalk rri pezull 290 metra mbi tokë duke i dhënë vizitorëve pamjen përfundimtare të Grand Canyon. 

 

3. Ura e Brave Men - Shiniuzhai Park, Kinë 

"Ura e Brave Men" në Shiniuzhai Park, Kina ngrihet mbi 180 metra mbi tokë dhe është 300 metra e gjatë. Ura prej xhami që qëndron pezull përdor një xham të trashë 25 herë më të fortë se xhami i zakonshëm. Kjo urë është aq e fortë sa mund të kërcesh lart e poshtë në të. 

 

2. Tianmen Mountain Skywalk - Zhangjiajie, Kinë 

I quajtur dragoi i përdredhur, vendkalimi prej 100 metrash ka mbi 100 kthesa në anën e një mali. Është me të vërtetë një përvojë e tmerrshme në ditët me mot të kthjellët kur mund të shihni sa e lartë është. Lartësia e shtegut është mbi 1500 metra dhe ka pamje të mahnitshme të fshatit Hunan dhe maleve Tianmen. 

 

1. Zhangjiajie Grand Canyon Glass Bridge - Zhangjiajie, Kinë 

Ura më e gjatë dhe më e lartë e xhamit në botë është urë Zhangjiajie Grand Canyon. Në 460 metra gjatësi dhe mbi 300 metra lartësi, ura sjell pamje të tmerrshme drejtpërdrejt nga kanioni që ndodhet poshtë.


Më të lexuarat