Secondary Adv

Focals, syzet inteligjente qe lidhen me Google Fit

Share on Google+

Focals janë syzet inteligjente të cilat lidhen me Google Fit duke shfaqur matjet dhe të dhënat e aktivitetit fizik drejt e në syrin tuaj.   

 

Syzet mund të sinkronizohen me Google Fit dhe Google Slides si pjesë e përditësimeve të softuerëve të fundit të njoftuara nga kompania. Me integrimin në Google Fit, përdoruesit tani do të jenë në gjendje të shohin metrikat e aktivitetit në lentet e syzeve inteligjente. 

 

Për të sinkronizuar syzet inteligjente me Google Fit, thjesht shkarkoni aplikacionin nga iOS App ose Google Play Store. Ju pastaj mund të zgjidhni "Abilities" në aplikacionin tuaj Focals dhe të identifikoheni në Google Fit. Më pas menjëherë përdoruesi është në gjendje të shohë grafikun e progresit ditor dhe javor, duke përfshirë Move Minutes dhe Points Heart, të cilat janë metrikat ose matjet e Google për ndjekjen e aktivitetit energjik dhe të moderuar. 

 

Përdoruesit duhet vetëm të shkarkojnë Focals Connect Extension Chrome, dhe gjithçka do të jetë gati për përdorim. Dhe vetëm për përdoruesit e Android, syzet tani do të ndjekin kohën e ekranit dhe shëndetin digjital. Përdoruesit do të jenë në gjendje të shohin sa kohë kanë shpenzuar në ditë duke mbajtur syzet Focals, dhe si rezultat, sa shumë kohë kanë kursyer. 

 

Kur Focals u prezantuan fillimisht, ato patën një reagim mjaft pozitiv nga ana e përdoruesve, dhe një përfshirje e tillë e Google Fit i bëjnë ato edhe më të pëlqyera. Duke pasur parasysh se Google Fit dhe Google Slides mund të sinkronizohen me smartwatchin dhe smartphonin tuaj, integrimi i këtyre aplikacioneve me syzet tuaja inteligjente do të sjellë shumë dobi në jetën tuaj të përditshme.


Më të lexuarat