Krijohet substanca organike qe ruan frutat te fresketa
Frutat dhe perimet do të qëndrojnë të freskëta deri në tre herë më gjatë në sajë të një veshje të re 'natyrale dhe ushqyese'.
Shtresa është e bërë nga materialet e bimëve që gjenden në farëra dhe pulpën e frutave dhe formon një pengesë natyrale oksigjeni që parandalon prishjen e frutave nga bananet te avokado.
Veshja gjithashtu do të thotë se prodhimet e freskëta mund të shiten nga supermarketet pa nevojën për plastikë, të cilat mund të reduktojnë miliona ton mbetje të mbeturinave. Më parë këtë javë, Komisioni Europian dha miratimin e sigurisë për përdorimin e veshjes së re, e cila quhet Apeel, për t'u përdorur në prodhimet e përzgjedhura.
Për shembull, bananet e patrajtuara tregohen të zeza pas dhjetë ditësh, por ata që trajtohen me Apeel ruajnë ngjyrën e verdhë si në ditën e parë. Trajtimi rezultoi në dobi të frutave verore, avocados, domate, mollë, mango, asparagus dhe limon, të cilat ishin ende të freskëta pas 54 ditësh.
Rreth 50% e frutave dhe perimeve në BE, përfshirë Britaninë, shkojnë në mbeturina dhe mbi gjysma e kësaj ndodh pasi ushqimi është sjellë në shtëpi, sipas një raporti të OKB-së për 2012. Shefi ekzekutiv i Apeel tha: 'Produkti qëndron i freskët dy deri tre herë më shumë, gje e cila promovon praktika më të qëndrueshme në rritje, ushqim më cilësor më pak mbeturina ushqimore për të gjithë.
Për kultivuesit, furnizuesit dhe shitësit, Apeel është e vetmja zgjidhje pas vjeljes që krijon një mikroklimë optimale brenda çdo produkti, gjë që çon në zgjatje të afatit të ruajtjes dhe transportueshmërisë, me mbështetje të reduktuar në ftohje dhe mjedis të kontrolluar.