Niveli i larte i smogut shkakton deme ne frymemarrje
Sipas një studimi të ri, qëndrimi në Nju Delhi apo në Pekin për vetëm pak javë mund t'i ekspozojë udhëtarët në nivele të larta të ndotjes së ajrit.
Studiuesit thonë se të rinjtë, të rriturit e shëndetshëm që udhëtojnë ndërkombëtarisht mund të përjetojnë vështirësi në kollitje dhe frymëmarrje duke u kthyer në shtëpi nga qytetet e mbushura me smog.
Disa funksione të mushkërive të të rriturve u reduktuan deri në 20 përqind. Por vizitorët në qytete me nivele të ulta ndotjesh, të tilla si Londra dhe Praga, përjetuan pak deri në aspak simptoma. Ekipi nga Shkolla e Mjekësisë e Nju Jorkut thotë se është e rëndësishme të zvogëlohet shpejt niveli i ndotjes së ajrit sepse numri i turistëve që udhëtojnë jashtë vendit do të arrijë 1.8 miliardë deri në vitin 2030.
Për studimin ekipi vëzhgoi34 të rritur nga mosha 18 deri në 29 vjeç, të cilët udhëtonin jashtë vendit nga New York City. Ndotja është matur nga nivelet e materieve të grimcave atmosferike, gjë që përbën atë që zakonisht quajmë "smog". Qytete me më shumë se 100 mikrogramë për metër kub të lëndës së grimcave u konsideruan shumë të ndotur.
Disa vende, si Pekini, Shangai dhe Milano, u konsideruan shumë të ndotur vetëm gjatë muajve të caktuar të vitit. Qytete të ndotura mesatarisht kishin mes 35 dhe 100 mikrogramë për metër kub, dhe qytete me nivel të ulët të ndotjes kishin më pak. Standardi i përcaktuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit është 12 mikrogramë për metër kub.
Nivelet më të ulëta të ndotjes së ajrit u gjetën kryesisht në qytetet evropiane duke përfshirë Praga, Republikën Çeke, Kopenhagen, Danimarkë; Reykjavik, Islandë; Londer, Angli; Oslo, Norvegji; San Sebastian, Spanjë; Stokholm, Suedi; dhe Gjenevë, Zvicër. Funksioni i mushkërive u zvogëlua me 6 për qind mesatarisht dhe rreth 20 për qind në njerëz që vizituan qytetet e ndotura, sipas studimit.