
Shkencetaret zbulojne menyren qe tregon sesa te dashuruar jeni!
Me padyshim që ky është një zbulim i përkryer për të dashuruarit apo për të zbuluar bashkëshortët e dyshimtë. Shkencëtarët në këtë mënyrë i kanë hapur rrugën zbulimit nëse një person është vërtet i dashuruar apo jo?
Neurologët pohojnë se kanë zbuluar sekretet se si emocionet e ndryshme ndikojnë tek truri. Duke skanuar trurin e njerëzve në faza të ndryshme gjatë një romance, ata mendojnë se ata kanë të dhënat e para për atë që cilësohet si dashuria e vërtetë.
Rezultatet fillestare tregojnë se disa fusha të ndryshme të trurit preken në mënyra të ndryshme nga emocionet e dashurisë. Një grup kimikatesh bartin mesazhe nga një rajon të trurit nëtjetrin, të cilat mund të lejojnë që shkencëtarët në të ardhmen të përdorin skanime MRI për të të treguar sesi mund të ndjehet dikush në të vërtetë.
Rezultatet e para të publikuara në revistën “Frontiers in Human Neuroscience” zbulojnë se ekipi, tashmë është i bindur se ka zbuluar një pjesë të trurit të quajtur bërthama “caudate”. E cila është më aktive kur personi në fjalë përjeton një romancë.
Nëse pjesët e tjera të enigmës mund të kompletohen së bashku, një ditë ato mund të jetë në gjendje të tregojë saktësisht se si mendon dikush, vetëm me një studim të shkurtër. Koncepti hap mundësi të reja për përdorimin e teknologjisë në kontestet ligjore, procedurat e divorcit apo gjykimet penale që përfshijnë krime të pasionit.
Profesor Xiaochu Zhang nga i Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës, i cili udhëhoqi studimin, tha se -: “Studimi ynë ofron dëshminë e parë të ndryshimeve të dashurisë të lidhura në arkitekturën themelore të trurit dhe rezultatet kanë hedhur dritë mbi mekanizmat romantike të dashurisë”.
“Bazuar në rezultatet tona, unë mendoj së dashuria mund të ndikojë në rrjetet e shpërndarjes së trurit gjatë gjendjes së përgjithshme, duke përfshirë shpërblimin, rregullimin e emocionit, motivimin, si dhe rrjetet e trurit të njohjes sociale. Kjo mund të sugjerojë, që kur dikush bie në dashuri, truri i tyre punon në një mënyrë të ndryshme nga më parë”.
Hulumtuesit kanë kryer skanimin e trurit të 100 burrave dhe grave. Disa nga pjesëmarrësit raportuan se ishin intensivisht në një marrëdhënie dashurie, të tjerët kohët e fundit kishin mbyllur një marrëdhënie dhe grupi i tretë ishte single dhe nuk kishin patur kurrë një romancë më parë.
Gjetjet nga ky studim treguan se zona të caktuara të trurit prekeshin nga këto emocione dhe tregonin se zonat e trurit përfshijnë ato të njohuri që tashmë janë të lidhur me shpërblimin, motivimin, emocionin, dhe funksionimin social.
Më të lexuarat








