Google Lens do shfaqe reviews per menute e restoranteve
Google po lançon një palë karakteristika të ndërlidhura që janë të dizajnuara për ta bërë më të lehtë të zgjedhësh në menunë e një restoranti.
E para u njoftua fillimisht nga kompania në Google I/O dhe ju lejon të vendosni kamerën e telefonit në menynë e restorantit për të parë përshtypjet ose reviews e përdoruesve dhe fotografitë e pjatave gjithashtu.
Ky funksion është i disponueshëm përmes Google Lens, një pjesë e softuerit që është në dispozicion si një aplikacion dhe gjithashtu është përfshirë në kameran në pajisjet e Google Pixel. Google ka konfirmuar se funksioni do të jetë i dosponueshëm për përdoruesitderi në fund të kësaj jave me mbështetjen për menutë në gjuhën angleze dhe do të zgjerohet në më shumë gjuhë në të ardhmen.
Për të siguruar komente me anë të Google Lens, do të nevojiten rishikime për ushqimet individuale për të filluar. Google gjithashtu po lançon “Popular Dishes” brenda një faqeje të restorantit në aplikacionin Google Maps. Ju mund të shtoni një përshtypje pasi të keni fotografuar një pjatë të veçantë, e cila gjithashtu do të përkthehet automatikisht nëse jeni në një vend të huaj.
Google nuk është e vetmja kompani që është përpjekur të përfshijë përshtypjet e pjatave individuale të restorantit. Vitin e kaluar, VentureBeat raportoi se Yelp ka shtuar një tipar identik me emrin e përzgjedhur nga Google, Popular Dishes për reviews e tij. Sidoqoftë, implementimet e Google dhe Yelp-it funksionojnë pak më ndryshe.
Google gjithashtu do t'ju lejojë të shtoni informacione dhe fotografi mbi gatimet specifike, në vend që të keni vetëm shqyrtimin e restorantit në total. Funksionii Google Lens do të jetë në dispozicion deri në fund të kësaj jave për pajisjet iOS dhe pajisjet Android me mbështetje për ARCore.