×
Secondary Adv

LG nxjerr ne shitje televizorin e pare ne bote OLED 8K

Share on Google+

8K OLED TV është tashmë një realitet duke qënë se LG ka njoftuar nisjen e shitjeve këtë javë në Korenë e Jugut për televizionin më të avancuar të krijuar ndonjëherë.    

 

88Z9 ka një panel OLED 88 inç me rezolucion 8K Ultra HD (7680 x 4320), një rezolucion ky i cili është katër herë mëi lartë se tek televizorët e tjerë 4K. Paneli OLED është gjithashtu më i madhi që LG ka vendosur ndonjëherë në një model tjetër televizori. 

Shumë pak përmbajtje në formatin 8K ekziston në botë tani, por natyrisht kjo është një problematikë e cila do të ndryshojë së shpejti, duke qënë se televizorët 8K do fillojnë të shtohen nëpër botë. LG po e trajton këtë duke u mbështetur në procesorin e tij të gjeneratës së dytë Alpha 9 8K që përdor algoritme të thella të të mësuarit për të ndihmuar në pasurimin e imazheve në një rezolucion më të lartë. 

LG thotë se televizori do të përdorë gjithashtu të mësuarit e thellë për të gjeneruar një zë 5.1 virtual rrethues me mbështetje për Dolby Atmos. Ne do të duhet të shohim se sa mirë këto teknologji justifikojnë çmimet astronomike, u shpreh një ekspert i teknologjisë. LG tregon se çmimi i shitjes me pakicë i TV është 42.000 dollarë, por porositë e marra në qershor do të kenë një çmim të reduktuar prej 34.000 dollarë dhe do të vijnë me një pastrues falas të ajrit. 

 

Ky televizor është planifikuar nga kompania të dalë në shitje në Amerikën e Veriut dhe në Evropë në tremujorin e tretë të këtij viti.


Më të lexuarat