Ekspertet paralajmerojne fundin e njerezimit brenda 2050
Klima e Tokës mund të kalojë në mënyrë të pakthyeshme një pikë kthese deri në 2050, duke sjellë fundin e civilizimit nëse emetimet e gazeve serrë vijojnë të pakontrolluara.
Paralajmërimet e ashpra janë të shumta në raportin e një organizate australiane, e cila paralajmëron se parashikimet shpesh janë nënvlerësuar. Një zhvendosje drastike në një industri të emetimeve zero duhet bërë së shpejti nëse duam të shmangim pasojat katastrofike të klimës, paralajmërojnë autorët.
Zinxhiri katastrofik i fatkeqësive mjedisore do të rezultojë në epidemi të përhapura, migrim të detyruar, një luftë të mundshme bërthamore, ndërsa temperaturat globale fluturojnë. Raporti paralajmëron se edhe në qoftë se kombet i përmbahen angazhimeve të përcaktuara në Marrëveshjen e Klimës së Parisit 2015, që synon të mbajë ngrohjen nën 3°C deri në vitin 2100, nuk priten reagime afatgjata të ciklit të karbonit në rritje.
Një e ardhme e tillë mund të shihte ende rritje mesatare globale të temperaturës prej rreth 5°C deri në fund të shekullit. Trajektorja aktuale mund të çojë në 3°C të ngrohjes deri në vitin 2050, me rezultate katastrofike. Një numër i ekosistemeve do të shembeshin, duke përfshirë ato të Amazon, Arktikut ndërsa rajonet më të varfra bëhen të papërshtatshme për të siguruar ambiente me ftohje të mjaftueshme.
Në tropik, kushtet vdekjeprurëse të ngrohjes do të shfaqen për të paktën 100 ditë në çdo vit. Kjo do të shtyjë migrimin e më shumë se një miliard njerëzve nga rajone të tilla si Afrika Perëndimore, Amerika e Jugut, Azia Juglindore dhe Lindja e Mesme në vende më të buta. Frekuenca e ngjarjeve ekstreme të motit, si valët e nxehtësisë, përmbytjet dhe stuhitë, do të rriteshin.
Ndërkohë, burimet ujore do të tensionoheshin gjithnjë e më shumë në zonat tropikale dhe subtropikale, duke ndikuar rreth dy miliardë njerëz në të gjithë globin. Këta faktorë dhe të tjerë do të çonin në një reduktim në mbarë botën në prodhimin e ushqimit që do të shihte rritjen katastrofike të çmimit të ushqimeve.