×
Secondary Adv

Huawei po punon per nje sistem operativ te vetin

Share on Google+

Huawei duket se po përshpejton zhvillimin e sistemit të tij operativ për të zëvendësuar Androidin pasi Google ka revokuar licencën e tij muajin e kaluar.   

 

Fotot e zbuluara nga Zyra e Pronësisë Intelektuale e Bashkimit Evropian thuhet se tregojnë screenshotet e para të OS, të quajtur Ark. 

 

Ato tregojnë disa nga cilësimet e menusë, informacionet e aplikacioneve dhe gjithashtu si t'i instaloni. Kompania mendohet të ketë paraqitur një patentë me emrin 'ARK OS', e cila tani besohet të jetë alternativa Android e zhvilluar nga Huawei. Kompania pretendon se sistemi operativ i quajtur Ark mund të jetë gati brenda vjeshtës së këtij viti. 

 

Sistemi i ri nuk do të punojë vetëm me të gjitha aplikacionet Android, por do të rrisë efikasitetin e tyre me 60 përqind, sipas mediave kineze. Disa muaj më parë, menjëherë pas urdhërit të qeverisë Amerikane për të ndaluar Huawei, Google konfirmoi se do të ndalojë mbështetjen e Android në pajisjet Huawei. Sistemi operativ Android është një pjesë qendrore e telefonave Huawei. 

Edhe në qoftë se Huawei finalizon sistemin, do të përballej me një sfidë shumë më të madhe për të ndërtuar një ekosistem të tërë aplikacionesh në krye të tij, sipas një burimi që mendohet se siguron informacion të sigurt rreth këtij fakti. Pasiguria e situatës aktuale është e dëmshme për biznesin e Huawei dhe fakti që ata nuk sigurojnë qartësi, mund të turbullojë më tej konsumatorët. 

Njerëzit mbështeten në shërbimet bazë të Google, si Google Maps dhe nëse nuk janë në gjendje të kenë këto aplikacione në pajisje do të thotë një sfidë mjaft e madhe për ata, u shpreh një ekspert i teknologjisë. Nuk është e qartë kur Ark do të nisë, por nuk ka gjasa që ne do të shohim një smartphone të ri me ARK OS përpara afatit përfundimtar.


Më të lexuarat