×
Secondary Adv

Muaji Maj regjistroi nivelet me te larta historike te CO2

Share on Google+

Nivelet atmosferike të CO2 vazhdojnë të vendosin rekorde shqetësuese, pasi muaji Maj regjistroi mesataren më të lartë të parë ndonjëherë në histori.   

 

Sipas NOAA, nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferën e Tokës kanë arritur kulmin e tyre më të lartë sezonal në 61 vjetorin e observatorit, duke u ngjitur në 414.7 pjesë për milion. 

 

Është shumë e rëndësishme të kemi këto matje të sakta dhe afatgjata të CO2, për të kuptuar sa shpejt ndotja e lëndëve djegëse fosile po ndryshon klimën tonë, tha një shkencëtar në NOAA. Precedenti vjen si pjesë e një tendence rritëse prej shtatë vjitesh të njëpasnjëshme, në të cilën observatori ka shënuar ngritje të pjerrët. 

 

Gjatë dekadës së fundit kjo normë është rritur në rreth 2.2 pjesë për milion çdo vit. Vlerat mujore kaluan 400 pjesë për milion për herë të parë vetëm pesë vjet më parë. Vetëm muaji i kaluar, nivelet e arritën 415 pjesë për milion për të parën herë në historinë njerëzore.  

 

Ndërsa muaji maj është në mënyrë tipike më i lartë i çdo muaji në terma të CO2, shkencëtarët thonë se dëshmitë se një rritje e tillë e shpejtë mbështetet nga rritja e gazrave serrë është e pamohueshme. Një studim i kohëve të fundit nga OKB zbuloi se edhe në qoftë se reduktimet e emetimeve vazhdonin të përparonin me Marrëveshjen e Parisit, temperatura globale do të vazhdojë të rritet midis 3-5 gradë Celsius gjatë gjithë 30 viteve të ardhshme. 

 

Kjo rritje e temperaturës shpalos një sërë çështjesh për një shkrirje të shpejtë të Arktikut dhe ngritjes së nivelit global të detit që mund të zhvendoste miliona njerëz në të gjithë botën.


Më të lexuarat