Secondary Adv

ID. Buzz, makina e pare elektrike nga Volkswagen

Share on Google+

Pas skandalit të emetimeve të Volkswagen në 2015, marka ka luftuar që nga ajo kohë për shlyerjen e dëmeve të shkaktuara nga mashtrimi në testin e ndotjes.    

 

Megjithatë, me fushatën e re 'Rebirth' me prezantimin e makinës elektrike ID. Buzz, Volkswagen synon të 'të pastrojë ajrin' dhe të nisë një drejtim dhe epokë të re për kompaninë e automjeteve. 

 

Reklamimi i parë i fushatës është debutuar gjatë ndeshjes së 3 të finaleve të NBA më 5 qershor 2019. Mikrobusi Buzz përveç "dizajnit të hello light", Volkswagen gjithashtu do të prezantojë fazën më të madhe të fushatës në qershor 11, 2019. Kjo nënkupton një hap përpara për kompaninë dhe me referenca për reklamat VW nga vitet 1950 dhe 60, reklamat do të drejtohen në median e shkruar, TV, platforma digjitale dhe sociale. 

Me një ton të gjallë, seritë paraqesin flotën e ardhshme elektrike të makinave, ndërsa rikujtojnë edhe modelet e së kaluarës. Volkswagen raporton një shumë prej 50 billion dollarë e cila do të shpenzohet deri në 2028, me 70 makina të reja elektrike që vijnë në treg përreth botës, duke përfshirë edhe hedhjen në treg të planifikuar vitin e ardhshëm të një SUV kompakt elektrik, të frymëzuar nga makina konceptuale ID CROZZ. 

 

Volkswagen gjithashtu deklaron angazhimin e saj për arritjen e neutralitetit të karbonit në të gjithë flotën, prodhimin dhe administrimin e saj deri në vitin 2050, dhe deri në vitin 2025, kompania synon të zvogëlojë gjurmët globale të karbonit me 30 për qind. 


Më të lexuarat