Sagrada Familia do te ndertohet plotesisht pas 137 vitesh
Autoriteti i qytetit të Barcelonës i ka dhënë Sagrada Familia, e cila është në ndërtim e sipër që nga viti 1882, lejen për tu përfunduar.
Trashëgimia botërore e UNESKO-s tani ka një leje zyrtare nga këshilli vendor e cila lejon që ndërtimi të përfundojë. Njoftimi u bë nga Janet Sanz, zëvendës kryetari i bashkisë së Barcelonës, i cili postoi një imazh që tregoi nënshkrimin e lejes.
Sanz deklaroi se Sagrada Familia do ti paguante qytetit4.6 milionë euro për lejen. Leja do të lejojë që ndërtimi të përfundojë. Leja e ndërtimit që i jepet kishës katolike romake do të zgjasë deri në vitin 2026, me ndërtuesit që synojnë të përfundojnë bazilikën brenda kësaj periudhe kohore.
Edhe pse Sagrada Familia është në fazën e fundit të ndërtimit, aktualisht bazilika është vetëm rreth 70 për qind e plotë, me tetë nga 18 spiralet e propozuara të saj. Sapo të ndërtohet spiralja e fundit qendrore 170 metra e lartë, ajo do të jetë kisha më e lartë në botë, duke u ngjitur pothuajse 10 metra mbi Ulm Minster në Gjermani.
Gaudi arkitekti që e ndërtoi atë, punoi për projektin deri në vdekjen e tij, në vitin 1926. Është vlerësuar se ndërtesa ishte rreth 20 për qind e plotë në atë kohë. Plani aktual është të përfundojë ndërtimin në kohë për të festuar 100 vjetorin e vdekjes së arkitektit.
Dizajni aktual bazohet në planet dhe modelet e rindërtuara. Sagrada Familia u shenjtërua në vitin 2010 dhe tani mund të përdoret për shërbime fetare, si dhe një nga atraksionet turistike më të vizituara të Barcelonës.