Secondary Adv

Toka rrezikohet nga nje shperthim i madh i Diellit ne te ardhmen

Share on Google+

Dielli mund të lëshojë një super shpërthim të rrallë drejt planetit tonë në 100 vitet e ardhshme, kanë paralajmëruar ekspertët. 

  

Super flare është një shpërthim i madh i energjisë së nxjerrë nga një yll, për arsye që shkencëtarët ende nuk e kuptojnë. Deri kohët e fundit, ekspertët supozonin se ngjarje të tilla ndodhin vetëm në yje të rinj dhe jo në Diellin tonë. 

 

Megjithatë, një studim i ri ka zbuluar se super shpërthimet do të ndodhin nga Dielli ynë, dhe një dukuri e tillë mund të ndodhë në 100 vitet e ardhshme. Yuta Notsu, e cila drejtoi studimin, tha: Studimi ynë tregon se super shpërthimet janë ngjarje të rralla. Por ekziston mundësia që ne mund të përjetojmë një ngjarje të tillë në 100 vitet e ardhshme.    

 

Me keqardhje, nëse një gjë e tillë ndodh dhe ky shpërthim vjen nga dielli, Toka do të ishte direkt në rrugën e një valë rrezatimi me energji të lartë. Kjo mund të pengojë elektronikën anembanë globit, duke shkaktuar ndërprerje të përhapura gjerësisht dhe rrëzuar satelitët e komunikimit. Ndërkohë që shpërthimet me përmasa normale janë të zakonshme në diell, të dhënat nga Teleskopi Hapësinor i Kepler-it zbuluan se super flakët apo shpërthimet ndodhin ndonjëherë. 

 

Kur dielli ishte i ri, ishte shumë aktiv, sepse rrotullohej shumë shpejt dhe me siguri prodhonte flakë më të fuqishme, u shpreh një studiues. Bazuar në gjetjet, studiuesit sugjerojnë se njerëzit duhet të përgatiten për një ngjarje të tillë duke mbrojtur elektronikën në terren dhe në orbitë nga rrezatimi. 


Më të lexuarat