Secondary Adv

ASKA, makina me mekanizem krahesh fluturues

Share on Google+

Next Future Transportation ka prezantuar mjetin fluturues që duket si një makinë e zakonshme por që mund të fluturojë falë një mekanizmi krahësh që hapet.   

 

Aska, që do të thotë 'zog fluturues' në japonisht, është një mjet eVTOL elektrik, i cili bën ulje dhe ngritje vertikale. Aska mund të transportojë një maksimum prej tre personash, përfshirë drejtuesin dhe udhëtarët. 

 

Në momentin që makinës i duhet të ngrohet lart, krahët hapen për të ekspozuar 10 helika në formë tubash që janë ndërtuar në trupin e automjetit. Ka edhe dy helika gjithashtu në pjesën e pasme dhe dy në fund të secilit krah. 14 helikat ofrojnë shtytje të mjaftueshme për Aska për tu ngritur nga toka dhe fluturojnë në distanca më të mëdha se sa krahasuar me një model të ngjashëm droni. 

 

Fuqia sigurohet nga bateri që mund të rikarikohen, të cilat kur janë të plota arrijnë një maksimum prej 563 km me një pasagjer ose 241 km me tre persona në bord. Megjithëse Aska mund të shndërrohet pa problem nga një makinë elektrike e zakonshme në një makinë fluturuese, ajo nuk do të jetë në gjendje të ngrihet menjëherë në rrugë. 

50 milion dollarë nevojiten në raundin e parë të financimit për të ndërtuar dhe fluturuar prototipin fillestar të shkallës së plotë, sipas firmës. kompania po zhvillon gjithashtu teknologjinë për të bërë të mundur fluturimin në mënyrë autonome. 

Softueri është dizajnuar të ndiejë dhe të shmangë pengesat dhe të sigurojë 'fluturime të sigurta dhe pa shqetësime', thotë kompania. Gjithashtu bëhet me dije se është parashikuar të arrijë në treg deri në vitin 2025 me një çmim prej 50,000 dollarë. 


Më të lexuarat