
Materiali kameleon, ndryshon ngjyren vetem me nje te prekur
Njerëzit gjithmonë janë magjepsur nga ndryshimi i ngjyrës së kameleonëve, një nga mrekullitë më intriguese të mbretërisë shtazore qe e përdorin si mjet për të trembur rivalët apo për t’u fshehur nga grabitqarët.
Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley kanë zhvilluar një material të hollë dhe fleksibël që mund të ndryshojë ngjyrën vetëm me një aplikim minimal të forcës mbi të. Teknologjia e materialit kameleon përfshin manipulimin e strukturës së materialit prej silici, e cila është rreth një mijë herë më e hollë se një fije floku. Koncepti është shumë i ngjashme në lëkurën e kameleonit, sikurse tregohet nga një studim shkencor i botuar kohët e fundit, ku nanokristalet në lëkurën e kafshëve bëjë të gjithë punën.
“Kjo është aq komplekse sa kohët e fundit kuptuan se si mund të riprodhonim në mënyrë sintetike këtë sistem të çuditshëm, i cili kontrollohet nga vetë shtaza dhe përfshin formimin e strukturave të vogla në sipërfaqe për të ndryshuar ngjyrën sipas reflektimit të dritës. Kjo është hera e parë që dikush ka krijuar një lekurë elastike si të kameleonit që mund të ndryshojë ngjyrën thjesht duke e ngacmuar pak,” tha Connie J. Chang-Hasnain, një anëtar i ekipit Berkeley.
Sipas shkencëtarëve tek kameleoni rezultatet e investigimit të tyre i kishin lënë ata të shtangur. Në vend që të përdornin pigmented për të ndryshuar ngjyrën, nanokristalet që ndodhen në lëkurën e këtyre lizardëve ndryshojnë në bazë të reflektimit të dritës.
Analizat e lëkurës zbuluan se ndryshimi vjen si pasojë e nano-objekteve të quajtura kristalet fotonike që gjenden në shtresat qelizore të koduara iridofore, të cilat shtrihen nën qelizat e pigmentit të kameleonit. Megjithatë, tek kameleonët, nano-kristalet e ndodhura brenda qelizave iridofore, ndryshojnë në bazë të reflektimit të dritës.Nën kushte të rregullta, sipërfaqja e materialit reflekton dritën në një mënyrë ndryshe dhe për këtë arsye, tregon një ngjyrë të caktuar. Nëse hapësira midis kristaleve (ose silicit) është ndryshuar edhe drita e reflektuar ka pësuar ndryshim.
Sipas Chang-Hasnain, “Nëse ju keni një sipërfaqe me strukturë shumë të saktë hapësirash, në mënyrë që nanokristalet mund të ndërveprojnë në një gjatësi vale të veçantë të dritës, duke ndryshuar vetitë dhe përmasat e saj."
Prandaj, si në materialin sintetik ashtu edhe në lëkurën e kameleonit, nanokristalet ndryshojnë reflektimin e dritës dhe shtrembërojnë strukturat. Ndryshimi i ngjyrës është më së shumti një proçes që ndodh tek kameleonët meshkuj. Ata e përdorin për t’u bërë më të shkëlqyeshëm për të tërhequr partneret e tyre, për të trembur “armiqtë” dhe për të konfuzuar grabitqarët.
Materiali sintetik është ende në fazat e hershme të studimit (prototipi në laborator është vetëm 1 cm²) por tashmë ka disa perspektiva të mundshme aplikimi, nga reklamat në automjete, tek mjetet e kamuflazhit në ushtari apo thjesht për qëllime dizajni dhe stili.
Më të lexuarat








