Secondary Adv

Tanjong Pagar Centre, kulla me e larte e Singaporit

Share on Google+

Duke qëndruar në 290 metra lartësi, Tanjong Pagar Center, projektuar nga Skidmore, Owings & Merrill LLP është aktualisht ndërtesa më e lartë në Singapor. 

 

E parë nga lindja, struktura duket sikur është e përbërë nga dy ndërtesa në vend të një. Por nëse rrotullohesh rreth saj në pjesën perëndimore një ndërtesë "e tretë" është e dukshme. 

Të treja janë të bashkuara nga një podium gjashtë katësh. Orientimi lindje-perëndim i vendodhjes është i qëllimshëm, duke reflektuar rrjedhën e aktivitetit të këmbësorëve dhe të transportit publik në dhe nëntokësor. Për të mos dominuar horizontin me një strukturë masive, forma elegante e kullës së banimit ngjitet lart, duke theksuar vertikalitetin e ndërtesës. 

Duke pasur parasysh se sa e rëndësishme maja e ndërtesës është si për kullën dhe Singaporin, Medrano zbulon se SOM zgjodhi një fasadë të ndriçuar. Ky është një fener që plotëson horizontin gjithnjë në ndryshim të Singaporit, shërben si një portë e re për në qytet dhe përfaqëson një hap drejt së ardhmes, u shpreh studioja që projektoi ndërtesën. 

 

Një kuvertë e shikimit me dysheme qelqi gjendet në të njëjtin kat si hyrja në njësi, megjithëse në një seksion tjetër, duke ofruar pamje panoramike të qytetit dhe oqeanit në distancë. Megjithatë, edhe pse ka ambicie të larta, Qendra Tanjong Pagar mbetet afër terrenit. Një kulm i gjatë 15 metra e përkufizon, duke e bërë atë të një kullë të madhe dhe mikpritëse. 

 

Në çatinë e saj janë të integruar qelizat foto-voltaike, të cilat kontribuojnë me energji të rinovueshme në projekt. Gjithashtu është i përbërë nga xhami me teknologji BIPV që lejon filtrimin e dritës, duke shfrytëzuar energjinë nga dielli, duke siguruar deri në dy për qind të fuqisë për zhvillimin.


Më të lexuarat