Secondary Adv

Gjenerata e re e iPhone do kete 3 kamera te pasme

Share on Google+

Tre smartphonet e rinj të Apple të cilët pritet të dalin së shpejti, mund të kenë tre kamera në pjesën e pasme, sipas disa fotografive të publikuara së fundmi.  

 

Prodhuesi i kasave të Smartphoneve Olixar publikoi â€‹â€‹fotot e mbrojtësve të kamerave të cilat thuhet se janë për iPhone 11, 11 Max dhe 11R. Fotot tregojnë tre kamera në dy nga telefonat, dhe dy kamera, si iPhone X, për modelin iPhone 11R, e cila duhet të ketë një çmim më të ulët.

 

Apple ende duhet të konfirmojë lëshimin e gjeneratës së ardhshme të iPhone, por nëse është në përputhje me vitet e kaluara ato mund të godasin tregun në shtator. IPhone XS aktualisht ka dy kamera 12MP me kënd të gjerë dhe telefoto, të dyja të cilat përdoren gjatë modalitetit "portret", i cili i jep përdoruesit shkrepje profesionale duke mjegulluar sfondin, por duke e mbajtur subjektin të mprehtë. 

Lentet telefoto përdoren për fotografimin e subjekteve nga larg. Në prezantimin e modeleve të reja, besohet se kamerat do të jenë normale, telefoto, dhe me kënd të gjerë, por kjo nuk është konfirmuar. 

Nuk dihet nëse fotot të cilat mendohet se kanë rrjedhur nga burime të afërta të kompanisë janë të vërteta, por krijuesit e kasave shpesh i jepen specifikimet për telefonat e rinj përpara nxjerrjes së tyre për të siguruar që ata kanë aksesorë të gatshëm për shitje në ditën e hedhjes në treg. 

Lufta tregtare e SHBA-Kinë është një shqetësim për përdoruesit e Apple, pasi mund të shihte rritje të shpenzimeve të prodhimit të Apple jashtë kontrollit, duke i bërë kështu pajisjet e Apple më të shtrenjta edhe për konsumatorin. Shumica e pajisjeve të Apple janë bërë në Kinë, por lufta tregtare nënkupton që Apple mund të detyrohet të lëvizë prodhimin diku tjetër.


Më të lexuarat