Secondary Adv

Njihuni me robotin e afte per te lare me qindra pjata

Share on Google+

Pjesa më e vështirë e punës në çdo restorant mund të eliminohet së shpejti pasi një robot i aftë për larjen e enëve është krijuar nga një kompani Amerikane.   

 

Megjithëse ka më shumë se gjysmë milioni njerëz të punësuar si pjatalarës vetëm në SHBA, puna është e shumë keq paguar, mjaft e lodhshme dhe ka një shkallë të lartë qarkullimi. 

 

Por tani, Dishcraft, me bazë në Silicon Valley, shpreson të trajtojë këto problematika me një pjatalarëse të automatizuar, pra një robot i cili e bën vetë të gjithë procesine  punës. Punëtorët vendosin një grumbull pjatash të pista në një pajisje të ngjashme si kontenier që monitorohet nga një robot. 

Sapo të arrijë një nivel të caktuar, një dritë ndizet për të vënë në dijeni punonjësit se pjatat duhen marë për tu dërguar në makinën për larjen e enëve. Atje, roboti merr pjatat me magnete dhe përdor një mjet gërryes gome për të hequr çdo pjesë të ushqimit, para se të shpëlarje pjesën tjetër me ujë të ricikluar, duke përdorur kamera dhe sensorë për t'u siguruar që pjatë është në të vërtetë e pastër. 

Roboti pastaj grumbullon pjatat për një anëtar tjetër të stafit të kuzhinës. Kompania vendosi të zhvillojë një robot për larjen e enëve, pasi kuptoi se kishte një hendek në treg falë bumit të personave të cilët konsumojnë ushqime jashtë. 

 

'Robotët nuk bëjnë thirrje, robotët nuk marrin pushime dhe robotët nuk bëjnë pushime, u shpreh idejuesi i këtij roboti. Deri më tani, firma ka ngritur 25 milion dollarë në fonde sipërmarrëse. 


Më të lexuarat