×
Secondary Adv

Ja si ndryshon inteligjenca sipas moshes!

Share on Google+


Sipas shkencetareve, tashmë mund të flasim për një inteligjence të kultivuar. Sipas tyre, testet dhe ushtrimet mund të përmiresojnë koeficientin tonë të inteligjences. Edhe Anjshtanji e kishte gabim kur mendonte se “diferenca mes gjeniut dhe budallait qëndron në faktin se gjeniu ka limitet e tij”.

Kështu thoshte gjithmonë Albert. Por në fakt, mjeshtri e kishte gabim: jo vetëm që gjeniu nuk mund të mos ketë më limite, por gjeni mund të bëhemi të gjithë. Edhe ne “budallenjtë”. Dhe për ta arritur këtë mjaftojnë vetëm pak ushtrime të vogla të përditshme.


Por kjo nuk është e gjitha pasi studimet e fundit kanë treguar së kulmi i inteligjencës për njeriun është në të 20-tat tuaja. Zakonisht është thënë që dija vjen me moshën, por studimi më i ri tregon se ka disa mënyra aktualisht që në të bëhemi më të zgjuar.
Siç pritej, hulumtimi zbuloi se disa aftësi, si aftësia jonë për të menduar shpejt apo për të kujtuar informacionin (e njohur edhe si inteligjenca fluide), ndjek modelin e njohur: ka kulmin e saj rreth të 18-ve dhe bie mbi pjesën tjetër të jetës sonë.


Por aftësitë tona të tjera, si leximi, emocionet , kujtimi i ngjarjeve që kanë ndodhur, vazhdojnë të përmirësohen deri në moshën 30 vjecare. Dhe disa aftësi të tjera, duke përfshirë aftësinë tonë për të bërë matematikën elementare (vija e zezë) dhe përdorimi i një fjaloir më të madh fjalësh (vijën e verdhë), rritet edhe më vonë, në shumicën e rasteve arrin kulmin në moshën 50 vjecare.
Hulumtuesit për studimin janë bazuar në njërëz të moshave të ndryshme dhe për periudha kohore afatgjata, duke bërë një sërë testesh në mënyrë që përfundimi i nxjerrë të jetë sa më i saktë.

 


Përveç kësaj për të parë se si njerëzit përdorin zakonisht testet e inteligjencës Wechsler, studiuesit kanë përfshinë në rezultatet e tyre edhe testet e tjera njohëse që kanë bërë online, duke përfshirë kuicet me fjalor dhe imazhe. Kjo u dha atyre një bazë informacioni  të gjërë nga njerëz të të gjitha moshave: Në përgjithësi, studimi përfshiu rezultatet e testimit të 48.537 njerëzve në mes moshave 10 dhe 89.
Një vërejtje e rëndësishme e kësaj qasje, është se studimi nuk është bërë në persona të njëjtë gjatë gjithë jetës së tyre, sepse rezultatet dalin edhe në bazë të statusit socio-ekonomik, kulturës, apo brezit. Megjithatë, rezultatet janë të habitshme, edhe hipotezat se inteligjenca rritet me kalimin e moshës, tashme ngelet një klishe.


Një studim i 2011-ës duke vrojtuar të dhënat tek më shumë se 60.000 njerëz, për shembull, ka gjetur se aftësia jonë për të njohur fytyrat vazhdimisht përmirësohet me moshën. Këto teste më njohjen e imazheve ishin një nga komponentët kryesorë të këtij studimi.
"Në pothuajse çdo moshë të dhënë, shumica prej nesh janë më mirë në disa gjëra dhe më keq në të tjerat," thotë autori i studimit dhe studiuesi i MIT (Shkencat kognitive dhe Departamentit i Trurit ), Joshua Harshtorne.


Më të lexuarat