Secondary Adv

Ford riciklon mbi nje miliard shishe plastike cdo vit

Share on Google+

Ford po riciklon mbi një miliard shishe plastike çdo vit për të zhvilluar elementë të brendshëm të makinës, duke reduktuar sasinë e plastikës në landfille.    

 

Prodhuesi amerikan i makinave ka zbuluar se tapetet e makinave të saj elektrike EcoSport janë ndërtuar duke përdorur 470 shishe plastike 1 përdorimshe të ricikluara. 

 

Pesha e kombinuar thuhet të peshojë rreth 8,262 tonë metrikë një sasi e konsiderueshme e cila falë nismës së Ford po riciklohet dhe ripërdoret. Sipas Agjencisë së Mjedisit të Kombeve të Bashkuara, bota prodhon rreth 300 milionë tonë plastike çdo vit, gjysma e të cilave është sende me përdorim të vetëm. 

 

Nga ky total, vetëm 14 përqind mblidhen për riciklim; vetëm 9 për qind në të vërtetë riciklohen dhe 12 për qind përfundon duke u djegur, gjë që lëshon tymra helmuese. Raportet kanë treguar se 91 për qind e plastikës të prodhuar që nga shpikja e saj në vitet 1950 është ende në mjedis sot. 

 

Plastika nuk prishet me kalimin e kohës dhe mbetet në mjedis për një kohë të pacaktuar. Procesi për të bërë tapete për Ford EcoSport përfshin copëtimin e shisheve dhe pastaj ngrohjen e tyre në 260C. Ato pastaj formohen në fibra për gjerësinë e një tapeti, të cilat më pas shndërrohen në fije duke thurur fibra të shumëfishta së bashku. 

 

Që nga përdorimi i parë i plastikës së ricikluar në modelin Mondeo më shumë se 20 vjet më parë, Ford tani riciklon 1.2 miliardë shishe në nivel global në vit. Kompania Ford Motor publikoi Raportin e saj të parë të qëndrueshmërisë. 


Më të lexuarat