Secondary Adv

Airbus sjell taksite fluturuese per Lojrat Olimpike 2024

Share on Google+

Airbus po eksploron mundësinë e përdorimit të taksive fluturuese vetëdrejtuese për transportin e vizitorëve në Lojërat Olimpike 2024.    

 

Airbus, Aeroportet e Parisit dhe Autoriteti i Transportit në Paris po eksplorojnë mundësinë e përdorimit të taksive fluturuese vetëdrejtuese për të transportuar vizitorë nga Aeroporti Charles de Gaulle në qytet. 

 

Kur duhen rreth një orë për të hyrë në Paris duke përdorur një autobus ose tren, kjo mënyrë transporti mund të kursejë kohë të vlefshme që do të kalonte më mirë me gjetjen e hotelit tuaj dhe sigurisht duke shijuar Lojërat Olimpike. Ju nuk do të duhet të prisni gjatë, pasi taksitë mund të ngrihen çdo gjashtë minuta. Tashmë janë duke u bërë makinacionet. 

Aeroporti i Parisit duhet të zgjedhë një vend për një qendër të taksive fluturuese në Paris deri në fund të vitit 2019 dhe duhet të jetë gati brenda 18 muajve. Ekipi do të testojë lidhjen nëpërmjet një "korridori ekzistues helikopteri". Taksitë vetë duhet të jenë mjaftueshëm të sigurta për të fluturuar dhe për të kaluar kohë të gjatë të karikuara. 

 

Partnerët gjithashtu duhet të sigurojnë që taksitë të përputhen mirë me infrastrukturën dhe rregulloret ekzistuese. Nëse gjithçka shkon mirë, vizitorëve të Lojërave Olimpike nuk do tu duhet më të marrin një mjet udhëtimi të zakonshëm rrugor, pasi trafiku i parashikuar nga numri në rritje e turistëve, do të mund të evitohet përmes taksive fluturuese të Airbus. 

 

Kjo gjithashtu mund të shërbejë si një provë për qytetet e tjera që duan të shohin se sa mirë taksitë fluturuese përballojnëngjarje të mëdha.


Më të lexuarat