Ai mund të jetë një nga drejtuesit më të suksesshëm të teknologjisë në histori, por edhe Bill Gates ndjen keqardhje për mënyrën se si ka menaxhuar firmën e tij.
Themeluesi i Microsoft ka folur për ankthin e tij për mos shpikjen e Android si një sistem operativ rival (OS) ndaj iOS të Apple. Gates, i cili aktualisht zotëron një vlerë prej 102.9 miliardë dollarë, thotë se Microsoft ka humbur 400 miliardë dollarë në të ardhura falë mungesës së suksesit në këtë fushë.
Ju e dini, në botën e softuerit, në veçanti për platformat, këto janë tregje fitimprurëse, u shpreh Gates. Gabimi më i madh ndonjëherë është çfarëdo lloj keqmenaxhimi në të cilin jam angazhuar e cila solli që Microsoft të mos jetë njëjtë me Android. Apple ishte kompania e parë që solli ekranet me prekje dhe teknologji të tjerainteligjente në tregun masiv të konsumatorëve.
Dominimi i iPhone në botën e telefonave celularë ka rënë gjatë viteve të fundit. Pajisjet që drejtonin Android OS të Google arritën shitjet e iPhone në vitin 2010, duke u bërë sistemi më i preferuar i telefonisë celulare në botë. Sot ajo gëzon më shumë se një pjesë prej 80 përqind të tregut global, pjesërisht falë platformës së saj me burim të hapur, që do të thotë se zhvilluesit e aplikacioneve e dinë se softuerët e tyre do të mbështeten nga OS.
Microsoft mund të dukej dikur një zgjedhje e qartë për të rivlerësuar softuerin e Apple në tregun e smartfonëve, duke pasur parasysh dominimin e tij në shtëpi dhe në PC e biznesit. Megjithatë, një numër faktorësh kontribuan në rënien e Windows OS për celularë.
Pjesërisht në faj ishte fakti se telefonat e Windows u krijuan në një platformë të papërfunduar Windows CE që ishte projektuar për ' kompjutera xhepi' në vend të smarthphonëve. Ai gjithashtu ndjen se industria e smartphonëve u zhvendos me një ritëm që Microsoft nuk mundi ta arrinte.