E synuar të jetë më e qëndrueshmja në treg, Lightyear One është makina e parë në botë që fuqizohet nga energjia diellore përmes paneleve në pjesën e sipërme.
Forma e saj e hijshme dhe e zgjatur synon të "marrë maksimumin nga çdo rrezet e diellit", me mbulesën dhe çatinë që përmban pesë metra katrorë qeliza të integruara diellore të mbuluara me xham.
Duke u fuqizuar nga dielli, makina ofron një gamë të jashtëzakonshme baterie prej 725 km ose 450 milje jetëgjatësi. Ky moment përfaqëson një epokë të re të automjeteve dhe lëvizshmërisë', tha CEO dhe bashkë themelues i Lightyear, makinës së parë në botë që fuqizohet nga panelet diellore.
Themeluar vetëm në vitin 2016, Lightyear dhe dizajnuesit e saj arritën të krijonin një automjet të tillë vetëm duke ndjekur rregullat e fizikës dhe jo duke vijuar në linjën e zakonshme të prodhuesve të tjerë.
Tashmë firma ka zbuluar prototipin e parë, me mbi 100 automjete tashmë të shitura dhe të vendosur për të hyrë në prodhim në vitin 2021. Makina është ndërtuar në një dizajn aerodinamik të bërë nga materiale të teknologjisë së lartë për të arritur një peshë të ulët dhe ulra-efikasitetit.
Kjo ndihmon në shpërndarjen e gamës së gjatë të baterisë prej 725 km. Edhe pse makina nuk mbështetet në një infrastrukturë të karikimit pasi ajo është e fuqizuar nga energjia diellore, makina mund të karikohet në stacione elektrike nëse kërkohet ose në rast emergjence.