Europa do perfshihet nga nje vale e te nxehtit rekord
Shkencëtarët paralajmërojnë efekte potencialisht vdekjeprurëse të temperaturave ekstreme, pasi Evropa përgatitet për një valë e të nxehtit rekord këtë verë.
Temperaturat pritet të kalojnë 40C në disa pjesë të Spanjës, Francës, Gjermanisë, Zvicrës dhe Belgjikës këtë javë, pasi një rezervuar i madh i ajrit të ngrohtë nga Afrika tërhiqet në veri në Evropë.
Meteorologët kanë vënë më shumë se gjysmën e Francës në gatishmëri, me organizata bamirëse që patrullojnë rrugët e Parisit për të siguruar ujë për njerëzit e pastrehë. Përderisa nuk ka përkufizim të pranuar universalisht për një valë të nxehtë, kombinimet e temperaturës dhe lagështisë që parashikohen për pjesë të Evropës janë "shkak për shqetësim real", sipas Dr Tom Matthews.
Ekziston frika se kjo valë e nxehtësisë mund të jetë po aq e keqe sa një valë e nxehtësisë në Evropë në vitin 2003 e cila mori 20,000 jetë. Këto kushte janë potencialisht vdekjeprurëse, u shpreh ai. Sa më e gjatë dhe më e nxehtë të jetë vala, sa më i thatë bëhet bimësia dhe sa më i madh numri i zjarreve.
Ndërkohë, profesor Janet Barlow, paralajmëroi se banorët e qytetit mund të përjetojnë temperaturat më ekstreme, për shkak të krijimit të ishujve të ngrohjes urbane. Kjo ndodh kur qendra e një qyteti është shumë më e ngrohtë se mjedisi rural, për shkak të ngrohjes së bllokuar në ndërtesa. Ai shtoi se zonat kryesore urbane janë fjalë për fjalë pika të nxehta të rrezikut.