×
Secondary Adv

Nje qytet i tere vetem per shkencen ne Rome!

Share on Google+

Arkitekti Vincent Callebaut ka hartuar një koncept për një “qytet Shkencë” si vizioni i tij për të ardhmen e Romës. Ai do të donte që të transformonte një pjesë të madhe të zonës së Flaminio në Romës në një eko-qytet me një kosto prej 286,000,000 dollarësh.

 

Koncepti për “Qytetin e Shkencës” është një qendër urbane e qëndrueshëm, por projektuesi nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me mënyrën se si ai e propozon për të ndërtuar këtë qytet.

 

 

Megjithatë në qoftë se koncepti i tij realizohet ai do të përfshijë plot 21 hekratë  tokë në Romë, e cila në këtë momënt është zonë industriale dhe ushtarake, ndërmjet Stadio Flaminio dhe muzeut Zaha Hadid Maxxi.
Njësitë aktuale të cilat ndodhen në këtë zonë do të shndërrohen në kopshte, shtëpi dhe papafingo moderne. Koncepti i tij tregon përfshin hapësira për ekspozita të shkencës, një qendër sportive të plotë me një fushë futbolli dhe kulla banimi me shtatë kate.  Secila kullë do të ketë një tendë diellorë dhe një cati të gjelbër. Qyteti gjithashtu do të ketë bare, galeri arti dhe restorante.

 


Koncepti përfshin shumë gjelbërim, me pemë që shihen jashtë në horizont , ndërsa fasadat e ndërtesave do të kenë bimë të ndryshme dhe të ngrënshme, ndërsa në cati mund të kultivoni edhe orkide. I tërë qyteti do të jetë për këmbësorë, dashamirës për natyrën; ndonjë makinë  që mund të shihet rallë por për këtë do të ketë edhe një park makinash nëntokësore.

 


Qyteti do të jetë i mbushur me teknologji të qëndrueshme dhe kjo përfshin një sistem për mbledhjen e shiut për konsum privat së bashku edhe në vende publike. Ngrohja diellore do të shërbejë si mjet kryesor për shërbimet e tjera, njëkohësisht edhe riciklimi i mbetjet dhe panelet fotovoltaike janë pjesë e planit. Ndërsa gjatë verës hapsirat e brendshme do të ftohen në mënyrë pasive dhe fokusi i qytetit është një dizajn që është efikas për energjisë.
Në këtë momentin që po flasim “Qyteti i Shkencës” është vetëm një koncept në fazë përgatitore, por kjo është një ide e madhe për të ardhmen e eko-qyteteve.


Më të lexuarat