×
Secondary Adv

Avionet jane kontribues te medhenj te ngrohjes globale

Share on Google+

Avulli që del nga pjesa e pasme e një avioni krijon re të cilat bllokojnë rrezet e diellit në sipërfaqe, duke shkaktuar një ndikim në mjedis që mund të jetë shkatërrimtar.    

 

Një studim ka zbuluar se ndikimi në mjedis i mjegullës së krijuar nga avionët do të trefishohet deri në vitin 2050, me Britaninë që do të jetë kontribuesi më i madh. 

 

Trafiku ajror mendohet të katërfishohet deri në vitin 2050 dhe rrugët që favorizojnë lartësi më të mëdha do të shkaktojnë formimin e shtresave në tropik. Por ndikimi në klimë për shkak të reve të akullta do të jetë më i fortë për Britaninë, SHBA dhe pjesën tjetër të Evropës, pasi ato janë zonat më të ngarkuara të trafikut ajror në botë. 

 

Mjegullat apo gjurmët e avujve formohen kur avujt e ujit nga shkarkimi i avionëve përzihet me ajrin jashtë duke u kondensuar dhe ngritur lartë. Ata përfundimisht formojnë 'retë cirrus' që kontribuojnë në ngrohjen globale pasi reflektojnë më pak rrezet e diellit, duke i bllokuar më shumë në sipërfaqe, në një fenomen të njohur si 'forcë rrezatuese'.

Por kërcënimi që ata paraqesin në mjedis është lënë pas dore në skemat për të kompensuar emetimet e aviacionit. Sado i vogël qoftë roli i emetimeve të avionëve në ndryshimet klimatike në krahasim me faktorë të tjerë, është e qartë se ato e ngrohin atmosferën. 

Një mënyrë e mundshme për të reduktuar ndikimin e këtyre reve është parandalimi i formimit të tyre në radhë të parë. Kjo mund të bëhet duke reduktuar tymin e nxjerrë nga shkarkimet që i inkurajon ato të formohen. Por, kjo ka gjasa të jetë e paefektshme, pohojnë kërkuesit dhe nuk do të ishin të mjaftueshme për të kufizuar ngrohjen.


Më të lexuarat