Secondary Adv

Behuni gati per Eklipsin e plote Diellor

Share on Google+

Hëna pritet të kalojë këtë javë mes Tokës dhe Diellit, më saktësisht ditën e nesërme, 2 Korrik, duke rezultuar në një Eklips total diellor. 

 

Ky do të jetë Eclipsi i parë i plotë i Diellit që nga gushti i vitit 2017, kur miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara ishin në gjendje të dëshmonin këtë fenomen spektakolar. 

 

Megjithatë, ky eklips i plotë  Diellor nuk do të shihet kudo në Hemisferën Veriore. Nëse nuk ndodheni në një anije në mes të Paqësorit Jugor, vendet më të mira për ta parë atë do të jenë Kili dhe Argjentina. Për këtë arsye, ai është quajtur Eklipsi i plotë diellor i Amerikës Jugore. Një eklips diellor ndodh kur hëna kalon midis Tokës dhe Diellit, duke errësuar pamjen e Diellit. 

 

Kur disku i hënës duket se mbulon tërësisht diskun e diellit në qiell, ai njihet si një eklips diellor total ose i plotë. Nëse një pjesë e diellit është ende e dukshme, ky fenomen njihet si një eklips i pjesshëm diellor. Ngjarja e rrallë qiellore do të ndodhë të martën, më 2 korrik, pak pas orës 16:30 të orës lokale (20:30 BST). Hëna së pari do të shfaqet në kontakt me diellin mbi Oqeanin Paqësor në orën 12:55 EDT (17:55 BST). 

Ky do të jetë fillimi i fazës së pjesshme të eklipsit. Eklipset diellore ndodhin sepse hëna orbiton Tokën në një mesatare prej 239,000 miljesh, e cila është distanca e duhur për të shfaqur të njëjtën madhësi në qiell si dielli. Kjo rastësi e mrekullueshme do të thotë se, kur hëna kalon para diellit, duket se e mbulon atë në mënyrë të përkryer. 

 

Eclipsi i plotë diellor do të jetë i dukshëm nga pjesët e vogla të Kilit dhe Argjentinës pak para perëndimit të diellit. Disa rajone në Paqësor dhe në Amerikën e Jugut, në Ekuador, Brazil, Uruguaj dhe Paraguai do të shohin gjithashtu një eklips të pjesshëm diellor, nëse moti i lejon.


Më të lexuarat