×
Secondary Adv

Apple mendohet se po krijon Iphonin vetem per Kinen

Share on Google+

Apple mësohet se mund të jetë duke punuar për një version të veçantë të iPhone dhe sigurisht më të lirë, i projektuar posaçërisht për tregun Kinez.   

 

Pajisja misteroize e cila nuk është konfirmuar ende nga Apple, thuhet se shfaq veçori unike që nuk janë të disponueshme në ndonjë model aktual të iPhone. 

Kina është një treg i madh që Apple dëshiron të përdorë dhe një iPhone më i lirë mund të arrijë shitje dhe fitime të mëdha për kompaninë. Sipas The Global Times të Kinës, Apple do të prodhojë një iPhone me një skaner fingerprint nën ekran. Skaneri do të zëvendësonte sistemin e zhbllokimit përmes identifikimit të fytyrës ose Face ID, i cili kushton shumë më tepër. 

Modelet e fundit të iPhone XR dhe iPhone XS përdorin skanimin e Face ID për të zhbllokuar telefonat. Por lazeri i nevojshëm për të punuar në Face ID është shumë i shtrenjtë, gjë e cila çon edhe në rritjen e çmimit të iPhoneve. Një skaner Touch ID me shenjën e gishtit është një alternativë më e lirë. Megjithatë, nëse Apple mund të futë skanerin nën ekranin në vend të një butoni Home, dizajni i gjithi ekran mund të ruhet. 

 

Shumë firma telefonike kineze, duke përfshirë Huawei, Xiaomi dhe Oppo, tashmë kanë miratuar skanera të gjurmëve të gishtave nën ekran. Asnjë iPhone nuk e përdor aktualisht këtë teknologji, kështu që nëse thashethemet janë të vërteta atëherë blerësit kinezë të iPhone mund të kenë qasje në një tipar shumë të rrallë. 


Më të lexuarat