
Misteret me te medha ne bote te cilat edhe sot nuk shpjegohen!
Bota ka mistere të pafundme, sa edhe vetë njerzimi nuk ka arritur ti zbulojë. Madje as mendjet më të ndritura nuk kanë gjetur akoma përgjigje. Në vijim po ju përshkruajmë 10 misteret, të cilat nuk janë zgjidhur kurrë deri më sot, ku teknologjia dhe shkenca kanëarritur progres të jashtëzakonshëm.
1. Kryptos
Skulptura e koduar e artistit Jim Sanborn, e cila quhet Kryptos gjendet në hyrje të selisë së CIA-s në Virxhinia. Ironia edhe më e madhe është se as CIA nuk ka arritur ta zbërthejë kodin e skulpturës së Jimit. Skulptura, e cila është e koduar, përmban katër mbishkrime nga të cilat tri janë zgjidhur, ndërkaq i katërti akoma është mister.
2. Përmbledhja me tre kapituj të teksteve Beale Shifra
“Beale Shifra” e cila mendohet se përmban çelësin, i cili do të tregojë se është përshkruar vendi ku gjenden të groposura ari, argjendi dhe stolitë e arit në vlerë prej 63 milionë dollarësh. Fatkeqësisht teksti i plasaritur nuk mund të zbulojë vendin në të cilin gjendet ky thesar i madh.
3. Dorëshkrimi i Voynichit
Wilfrid Voynich – me prejardhje amerikane, ka gjetur një liber misterioz në vitin 1912. Sipas tij ky libër e ka marrë emrin “Dorëshkrimi i Voynichit”. Libri është i ilustruar me përmbajtje të panjohura dhe është vepër gjithashtu e një autori të panjohur. Përmbajtja e këtij libri është enigmë për historianët dhe kriptografët e tërë botës. Ekzistojnë teori që ky libër ka qenë fillimi i mjekësisë moderne, doracak i alkimistëve apo vepër e jashtëtokësorëve.
4. Disku nga Phaistosi
E ka gjetur në vitin 1908 arkeologu Ligji Pernier. Është shënim me hieroglifë nga Kreta. Ky disk përbëhet nga argjila e pjekur në të cilën janë të skalitur simbolet misterioze të cilat konsiderohen forma më e panjohur e hieroglifëve. Besohet se ky disk është i vjetër rreth 2000 vjet para Krishtit.
5. Mbishkrimi i Shugboroughut
Kjo përmendore nëse shikohet nga larg duket sikur të jetë piktura e bariut të autorit Nicolas Poussinit, mirëpo kur i afrohemi do të vërejmë një sërë shkronjash. Shkronjat i kanë lexuar disa nga mendjet më të ndritura të botës, madje edhe të famëshit Charles Dickens dhe Charles Darwin.
6. Tamam Shud
Rast i pazgjidhur misterioz që nga viti 1948. Atë vit në plazhin Adelaide të Australisë është gjetur kufoma e një mashkulli të panjohur. Mashkulli edhe sot nuk ësht identifikuar nga policia, por i tërë tregimi është bërë i çuditshëm sepse në pantallonat e të vrarit është gjendur një letër. Në xhepin e fshehur të qepur të tijin është gjetur një copë letre në të cilën ishte shkruar “Tamam Shud”. Se cfarë do të thotë kjo edhe sot nuk është zbuluar ende!
7. Sinjali Wow
Vullnetari Ehman ka skanuar radiovalët në vitin 1977 nga gjithësia, duke shpresuar që do të marrë çfarëdo lloj sinjali të qenieve jashtëtokësore nga planetët e tjerë. Një natë para vdekjes së Elvis Prisleyt ndër shumë numrat të cilët janë shkruar në letër është shfaqur shifra 6EQUJ5, të cilën Ehman menjëherë e ka rrumbullakuar në fund të së cilës ka shkruar Wow! Sinjali WoW është bërë mister botëror i pazgjidhur deri në ditët e sotme.
8. Shkronjat e Zodiakut
Një varg me katër porosi të shifruara për të cilat besohet që janë shkruar nga vrasësi serial i viteve ’60 dhe ’70 të shekullit të kaluar, i cili ua kishtë futur frikën deri në palcë banorëve të San Franciskos. Vrasësi Zodiak kurrë nuk është identifikuar dhe as tri porositë, nga katër të cilat kanë dalë në opinion.
9. Georgia Guidetones
Disa e quajnë edhe si Stonehenge amerikan. Në gurë janë skalitur 8 gjuhë botërore krahas të cilave janë skalitur edhe kuptimet astronomike. Ndonëse nuk përmbajnë porosi të shifruara, qëllimi dhe prejardhja e këtyre gurëve janë të mbuluar me mister.
10. Rongorongo
Është sistem i shenjave misterioze “glyphs” të zbuluara në artefaktet e gjetura në Ishullin e Pashkëve. Supozohet që ky është një sistem i humbur i shkrimit. Fatkeqësisht, shenjat kanë mbetur të padeshifruara si edhe porosia e tyre e vërtetë.
Më të lexuarat








