×
Secondary Adv

BMW po punon per makina teresisht autonome

Share on Google+

Dy kompanitë e njohura BMW dhe Daimler AG, kanë nënshkruar një partneritet për të zhvilluar teknologjinë e automjeteve të automatizuara të nivelit 4. 

 

Plani i tyre është të shkojnë në nivele të automatizimit sa më të lartë, si SAE Level 4, i cili konsiderohet si  niveli i vetëdrejtimit të plotë. Për këtë niveli automatizimi nuk është i nevojshëm një shofer dhe atë që ne zakonisht e konsiderojmë pjesë të rregullta të një makine, një timon dhe frenat, nuk janë të përfshira në automjet. 

 

Ka kushte rreptësisht të përcaktuara për automjetet e SAE Level 4. Zhvillimi i teknologjive të automjeteve të nivelit 4 do të jetë një fokus i madh për të dy kompanitë. Partneriteti duket të përfshijë karakteristika të avancuara të asistencës së shoferit. Mendoni parkimin e automatizuar dhe kontrollin inteligjent të navigimit. 

 

Edhe pse nuk është zyrtarisht pjesë e marrëveshjes, dy prodhuesit e makinave kanë shprehur gjithashtu se po kërkojnë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre për të përfshirë makinën e automatizuar në zonat më të dendura urbane dhe për kushtet e ngarjes në qytet. Daimler dhe BMW po kërkojnë të krijojnë një platformë të shkallëzuar për ngasje të automatizuar duke punuar ngushtë në këto projekte. 

Në partneritet me Bosch, Daimler po punon për fillimin e programit të vet pilot të automjeteve në një mjedis urban, me shpresën se do të jetë operacional para fundit të vitit. BMW gjithashtu ka punuar në automjetet e saj të automatizuara, duke u fokusuar në linjën e automjeteve iNext line. Prezantimi i modelit të tyre duket se mund të të jetë në 2021. 


Më të lexuarat