×
Secondary Adv

Virgin Galactic premton udhetime hapesinore komerciale

Share on Google+

Virgin Galactic i Richard Branson do të bëhet kompania e parë e fluturimit hapësinor njerëzor, duke mposhtur kështu rivalët Elon Musk dhe Jeff Bezos.   

 

Branson ka thënë se ka në plan të jetë udhëtari i parë në fluturimin e parë komercial të SpaceShipTwo në mes të vitit 2019. Kompania e Branson është duke garuar kundër Blue Origin, biznesin hapësinor të themeluesit të Amazon Bezos, si dhe SpaceX të Elon Musk, për të sjellë turistët në hapësirë. 

 

Virgin Galactic u ngrit në skaj të hapësirës me një pasagjer për herë të parë në shkurt, duke e shtyrë kompaninë më afër qëllimit të fluturimit suborbital për turistët hapësinorë. Në mars, Space X i Musk nisi një kapsulë pa pilot nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida. 

 

Pas një misioni pesë-ditor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ​​Dragon Crew me sukses u ul në Oqeanin Atlantik. Por 1 muaj më pas, më 20 prill, SpaceX përjetoi një pengesë ku Dragon Crew shpërtheu gjatë një prove në terren për nxitjen emergjente të braktisjes së mjetit hapësinor.

 

Në maj, Bezos tregoi një model masiv të asaj që do të jetë lander i parë hënor i firmës, i quajtur Blue Moon. Në këtë event, ai tha se landeri kishte qenë në zhvillim për tre vitet e fundit dhe është në rrugë të mbarë për një ulje në 2024. Anija kozmike do të mundësojë një prani të qëndrueshme njerëzore në hënë, tha kompania.

Blue Origin thotë se mund të kryejë nisjen e parë të testimit këtë verë. Branson tha: Progres i madh në programin tonë të fluturimit të testimit do të thotë që jemi në rrugën e duhur për të filluar shërbimin komercial të udhëtimeve hapësinore. 


Më të lexuarat