Japonia ulet me sukses ne asteroidin miliona milje larg Tokes
Në shkurt, agjencia japoneze e hapësirës bëri histori pasi uli me sukses anijen e saj Hayabusa-2 në një asteroid të largët, dhe e njëjta gjë u përsërit për të dytën herë.
Tani, JAXA ka nisur me sukses Hayabusa-2 në asteroid për herë të dytë, që do të thotë që mostra të çmuara mund të mblidhen. Asteroidi, i quajtur Ryugu, është rreth 180 milion milje larg nga Toka dhe mund të mbajë gjurmë se si ka evoluar sistemi ynë Diellor.
Kur Hayabusa-2 u ul më parë në Ryugu në shkurt, ai shpërtheu një krater në shkëmbin e hapësirës. Tani, anija është kthyer për të mbledhur mostra nga rrënojat. Anija zyrtarisht u ul në Ryugu në 10:51 JST (02:51 BST) sot. Menjëherë pas goditjes, anija kozmike kapi disa fotografi të pabesueshme të asteroidit.
Misioni shpreson të mbledhë materiale të pacenuara pra të pa shkatërruara nën sipërfaqen e asteroidit që mund të ofrojë njohuri për atë se si sistemi diellor ishte në lindjen e tij, rreth 4.6 miliard vjet më parë.
Përplasja do të jetë pjesa e fundit e madhe e misionit të Hayabusa2 dhe kur anija kozmike të kthehet në Tokë vitin e ardhshëm, shkencëtarët shpresojnë të mësojnë më shumë për historinë e sistemit diellor dhe madje edhe për origjinën e jetës nga mostrat e tij. Me përmasat e një frigoriferi të madh dhe të pajisur me panele diellore për tu fuqizuar, Hayabusa2 është pasuesi i eksploruesit të parë të asteroidëve të JAXA.
Fotot e saj nga Ryugu, tregojnë se asteroidi ka një sipërfaqe të ashpër të mbushur me gurë. Nisur në dhjetor i 2014, misioni Hayabusa2 ka një çmim prej rreth 270 milionë dollarë dhe është planifikuar të kthehet në Tokë me mostrat e saj në vitin 2020.