Klima do transformohet ne shumicen e qyteteve deri ne 2050
Klima e Londrës do të jetë më e ngjashme me atë të Barcelonës deri në vitin 2050, dhe vera në të gjithë Europën mund të jetë 3.5 ° C më e ngrohtë.
Vlerësimi i 520 qyteteve më të mëdha të botës nga Lab Crowther tregon se më shumë se tre të katërtat do të përjetojnë një ndryshim të habitshëm në kushtet e klimës deri në vitin 2050.
Studimi arrin në përfundimet se më shumë se një e pesta, përfshirë Kuala Lumpurin dhe Singaporin, do të përjetojnë kushte të pashembullta ndryshe nga çdo gjë që është parë ndonjëherë më parë. Gjithashtu në studim pohohet se klima e Edinburgut do të jetë më shumë siç ështëtani në Paris dhe Cardifi do të jetë më i ngjashëm me Montevideo, kryeqytetin e Uruguait.
Studiuesit thonë se bashkimi i qyteteve në këtë mënyrë mund të ndihmojë njerëzit të përfytyrojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike në jetën e tyre. Për shembull Londra mund të përballet me kushtet e thatësirës ekstreme që goditën Barcelonën në vitin 2008, me implikime të rënda për popullsinë e qytetit spanjoll dhe kostot më të mëdha ekonomike nga importi i 20 milionë paund ujë i pijshëm.
Hulumtimet projektojnë atë se si do të ngjasojë klima e 520 qyteteve aktuale deri në vitin 2050, nën një skenar 'optimist' ku veprohet për të frenuar emetimet e gazrave serrë. Natyra e paprekshme e raportimit mbi ndryshimet klimatike nuk arrin të transmetojë në mënyrë adekuate urgjencën e çështjes.
Për shembull është e vështirë të parashikohet se si ndryshimet në temperaturën mesatare deri në 2100 mund të ndikojnë në jetën e përditshme. Studimi sugjeron se stinët e verës dhe dimrit në Europë do të ngrohen, me një rritje mesatare prej 3.5°C dhe 4.7°C, ekuivalente me një qytet që zhvendoset 1.000 km në jug.