×
Secondary Adv

Shkencetaret kthejne mbetjet plastike ne karburant

Share on Google+

Shkencëtarët kanë krijuar një metodë e cila mund të kthejë plastikën e pariciklueshme në karburant, që mund të përdoret për të fuqizuar makina dhe shtëpi.    

Ekspertët në Universitetin e Chester u përqëndruan në materiale të cilat nuk mund të riciklohen, të tilla si paketimi i ushqimit ose plastika të mbuluara nga plazhet. Ata shpresonin ta kthenin atë në karburant dhe energji elektrike me hidrogjen, duke mos lënë asnjë mbetje plastike. 

 

Zhvilluesit pretendojnë se kjo është hera e parë që ekspertët kanë zhvilluar një metodë e cila përdor të gjitha llojet e plastikës së pisët dhe nuk lë mbetje prapa. Procesi përfshin marrjen e plastikës së pariciklueshme dhe të palarë dhe prerja e saj në shirita të gjatë prej 5 cm përpara se të shkrihet në një furre 1000°C. 

 

Gazrat që prodhohen në këtë procedurë konvertohen më pas në energji. Shpresohet se teknologjia e patentuar së shpejti do të jetë në gjendje të fuqizojë 7,000 shtëpi në rrjet në një ditë të vetme, si dhe 7,000 makina me hidrogjen çdo dy javë në Britani të Madhe. 

 

Risia krijuar në partneritet me PowerHouse Energy, do të mbështetet në të gjithë Azinë për të ndihmuar eliminimin e plastikës nga oqeanet dhe plazhet në mbarë botën. Një nënprodukt i këtij procesi është energjia elektrike, që do të thotë që plastika e mbeturinave jo vetëm që mund të fuqizojë makinat, por gjithashtu mund të sigurojë elektricitet në shtëpi. 

 

Sistemi efikas i konvertimit do të mbështetet në të gjithë Kinën, Indinë, Japoninë, Korenë dhe Azinë Juglindore për të pastruar mbeturinat plastike, mefabrikat që blejnë mbeturina të lira plastike, disa nga plazhet, për vetëm 50 USD për ton. 


Më të lexuarat