Samsung mendohet se po punon për zhvillimin e syzeve të realitetit virtual të cilat palosen, bazuar në një nga aplikimet e saj më të fundit të patentave.
Dokumentacioni i gjigantit teknologjik i paraqitur në Zyrën e Patentave dhe Markave të SHBA-ve tregon pajisjen e palosshme që duket më shumë si një palë syze tipike, me skelet shumë më të trashë se sa Samsung Gear VR, për të akomoduar komponentët e saj elektronik.
Ndërsa produkti përfundimtar mund të përfundojë duke qenë shumë i ndryshëm, dizajni aktual është një palë syze të cilat ndizen automatikisht sa herë që shpalosen. Për sa kohë që një prej skicave të syzeve shfaqet e shpalosur, projektori i syzeve i montuar në pjesën e skeletit do të shpërndante imazhe në ekranin e vogël të vendosur mbi fushën e pamjes sëpërdoruesit të tyre.
Për të siguruar që pajisja të mos fiket aksidentalisht nëse përdoruesi e kthen kokën gabim, duket sikur kompania po mendon të përdorë sensorë magnetikë për t'u siguruar që të mbetet në pozicion të shpalosur derisa mbajtësi i tyre të vendosë ti palosë ato qëllimisht. Meqë është vetëm një aplikim për patentë për të cilin ekziston mundësia të mos realizohet kurrë, Samsung nuk ka diskutuar se cilat janë komponentët specifikë që synon të përdorë.
Mbetet ende për tu parë nëse Samsung do të vazhdojë në linjën e pajisjeve që palosen, dhe nëse syzet me tipare të tilla do jenë të rradhës. Megjithatë Samsung pritet të sjellë së shpejti Galaxy Note 10 në një event të veçantë muajin e ardhshëm.