Secondary Adv

Dalin pamjet e para te Galaxy Note 10

Share on Google+

Tashmë janë publikuar fotot e para të Samsung Galaxy Note 10, eventi i prezantimit i të cilit ende nuk është zhvilluar nga kompania. 

 

Telefoni i ardhshëm i Samsung, një rival i iPhone që pritet të nisë në gusht, është zbuluar gjerësisht në internet. Por shumica e fotove që janë postuar deri më tani janë shkrepje të paqarta, dizenjime ose imazhe të kasave të telefonit. 

 

Por burime të besueshme kanë publikuar imazhe të hollësishme të pajisjes. Siç pritej, pajisja duket se ka një kamera të trefishtë të madhe në anën e pasme. Dhe siç thuhet, Samsung ka miratuar me sa duket një ekran "Infinity O". Ky është një dizajn me ekran të plotë me një vrimë të vogël të prerë në pjesën e sipërme të ekranit për kamerën selfie. 

 

Ashtu si aparatet e mëparshme Galaxy Note, Note 10 është fotografuar me një majë shkruese S-Pen. Gjigandi teknologjik i Koresë së Jugut ka konfirmuar një event të rëndësishëm prezantimi për pajisjet e reja në muajin gusht. I quajtur Galaxy Unpacked, ngjarja do të zhvillohet më 7 gusht 2019 në Nju Jork. 

Në një deklaratë, Samsung tha: Më 7 gusht, Samsung do të zbulojë pajisje të reja për ta çuar lidhjen e ekosistemit Galaxy në një tjetër nivel. Materialet promovuese për ngjarjen përfshijnë imazhet e një maje shkruese, e cila është një shenjë dalluese e serisë Samsung Galaxy Note. 

 

Galaxy Note është pjesë e gamës më të mirë të smartfonëve të Samsung, përveç Galaxy Fold, që është një risi e kompanisë. Galaxy Note zakonisht prezantohet në gusht të çdo viti për të konkurruar me eventin e prezantimit vjetor të iPhone në shtator. 

Megjithëse Samsung lançon pajisjet premium Galaxy S në shkurt ose mars, Samsung zakonisht i rezervon tiparet më të fuqishme për telefonat Note. Këto aparate kanë për qëllim një audiencë më të specializuar.


Më të lexuarat