Secondary Adv

Zbulohet nje tjeter vrime e zeze supermasive

Share on Google+

Teleskopi Hubble i Hapësirës së NASA ka vërejtur një vrimë të zezë supermasive që i kundërvihet teorive aktuale rreth universit sipas të cilave nuk duhet të ekzistojë. 

 

Vrima e zezë misterioze ndodhet në zemër të galaktikës spirale NGC 3147 dhe peshon rreth 250 milionë herë më shumë se Dielli. Vrima e zezë është e rrethuar nga një disk i hollë, i përbërë nga mbeturinat dhe gazrat që garojnë rreth buzës së vrimës. 

 

Ky disk po i bën astronomët konfuzë, sepse teknikisht nuk duhet të jetë atje. Parashikimet e modeleve aktuale për dinamikën e gazit në galaksitë aktive të zbehta qartazi dështuan. Vrima e zezë e sapozbuluar, e cila është rreth 130 milionë vjet dritë nga Toka, ka një disk të mbeturinave që rrotullohen në rreth 18.628 milje në sekondë, e barabartë me 10% të shpejtësisë së dritës. 

 

Dallimi i këtij disku u ka dhënë astronomëve shancin për të parë dy prej teorive të relativitetit të Einstein në veprim, dhe mund t'i ndihmonte ata të kuptonin procesin që ndodh në buzë të vrimave të zeza. Një prej astronomëve tha: Ky është një vështrim intrigues në një disk shumë afër një vrime të zezë, aq afër sa që shpejtësitë dhe intensiteti i tërheqjet gravitacionale po ndikojnë në mënyrën se si i shohim fotonet e dritës. 

 

Studiuesit tani do të kërkojnë më shumë galaktika me vrima të zeza si kjo me shpresën e shpjegimit të fenomenit. Studimi i vrimave të zeza është kaq i rëndësishëm sepse ato janë më të mëdhatë dhe më të fuqishmet në të gjithë universin. Ato kanë fuqinë për të krijuar, mbështetur dhe shkatërruar, por ende dimë pak për to.


Më të lexuarat