Secondary Adv

Skandali me privatesine, 5 mld dollare gjobe per Facebook

Share on Google+

Komisioni Federal i Tregtisë ka votuar për gjobitjen e Facebook me 5 miliard dollarë pas një hetimi për dështimin e përsëritur të mbrojtjes së privatësisë së përdoruesve.    

Facebook u gjobit në lidhje me marrëveshjen e saj me firmën britanike të konsulencës Cambridge Analytica, ku informacionet private që u përkisnin 87 milion njerëzve u ndanë në mënyrë të papërshtatshme. 

 

Gjoba prej 5 miliardë dollarësh është ndëshkimi më i madh ndaj një firme të teknologjisë, por aksionet e kompanisë u rritën me 1.8 përqind pas njoftimit, pasi investitorët pritën se dënimi mund të ishte më i rëndë. Kjo shifër është parë si e pamjaftueshme pasi nuk do ta bëjë Facebook të mendojë dy herë për përgjegjësinë e saj për të mbrojtur të dhënat e përdoruesit. 

 

Të ardhurat e gjigantit të teknologjisë për tremujorin e parë të vitit 2019 ishin 15.1 miliardë dollarë, ndërsa kompania ka vlerë rreth 585 miliardë dollarë. Sapo të finalizohet, gjoba do të bëhet më e madhja e vendosur ndonjëherë për një kompani të teknologjisë, por kjo nuk do të dëmtojë shumë rezervat e Facebook, të cilat regjistruan më shumë se 56 miliardë dollarë të ardhura vetëm vitin e kaluar. 

 

Por marrëveshja mund të përfshijë edhe kufizime të tjera qeveritare mbi atë se si Facebook merret dhe rregullon privatësinë e përdoruesit. Pavarësisht, investitorët nuk u dukën tepër të shqetësuar me lajmet, dhe aksionet e Facebook u rritën me 1.8 përqind, në 204.87 dollarë. 

 

Hetimi i FTC për Facebook filloi më shumë se një vit më parë, pasi të dhënat e miliona përdoruesve të faqes së medias sociale u shkatërruan në posedim të Cambridge Analytica, një firmë që ndihmoi me fushatën presidenciale të 2016 të Donald Trump.


Më të lexuarat