Secondary Adv

Optus Stadium, objekti me i bukur sportiv ne bote per 2019

Share on Google+

Stadiumi Optus i ndodhur në Australi, ka fituar çmimin prestigjioz të arkitekturës Prix Versaille Sports, si objekti më i bukur sportiv në botë për vitin 2019. 

 

I mbajtur në selinë e UNESCO në Paris, çmimi Prix Versaille Sports i cili u përurua në 2015, fton arkitektët dhe zotëruesit e projekteve të vlerësohen për arkitekturën e tyre të jashtme dhe dizajnin e brendshëm.   

 

Paneli i Gjyqtarëve të vitit 2019 do të jetë i ngarkuar me epërzgjedhjen e objektit më të bukur të sportit në botë, si dhe arredimin e brendshëm dhe të jashtëm më të bukur, u tha në një deklaratë të Prix Versaille. Lista e shkurtër e këtij viti paraqiti stadiumin Hangzhou Sports Park në Kinë, stadiumin Louis Armstrong në Nju Jork dhe stadiumin Luzhniki në Moskë. 

 

Në një njoftim paraprak, të bërë një muaj më parë, Stadiumi Optus i ndodhur në Australi i cili mbart një vlerë prej 1,6 miliardë dollarë arriti vlerësimet më të larta për çmimin Prix Versaille në kategorinë sportive. 

 

Zëdhënësja e Prix Versailles 2019, këtë të premte konfirmoi edhe vendimin përfundimtar, duke shpallur Stadiumin Optus, si stadiumin më të bukur në botë për vitin 2019. Paneli i Gjyqtarëve Botërorë u ngarkua me përzgjedhjen e objektit më të bukur të sportit në botë dhe i dha Çmimin Versajës 2019, Stadiumit Optus të Australisë, tha ajo në deklaratë. 

 

Vendimi është marrë për Stadiumin Optus më 16 korrik në mbrëmje, në Paris. Ky stadium është projektuar në bashkëpunim nga HASSELL, Cox dhe HKS Architects. 

Stadiumi ka pritur një numër ngjarjesh të profilit të lartë që kur u hap në 2018, duke përfshirë koncerte, ndeshje AFL dhe ndeshjen më të fundit të Manchester United v Leeds. Gjithashtu Stadiumi Optus është stadiumi i tretë më i madh në vend, prapa Melbourne Cricket Ground dhe Stadium Australia.


Më të lexuarat