Robotet do dominojne planetin brenda ketij shekulli
Shkencëtari më i madh në Britaninë e Madhe është i bindur se robotët dhe inteligjenca artificiale do sundojnë planetin deri në fund të këtij shekulli.
James Lovelock parashikon një botë ku inteligjenca artificiale merr kontrollin sepse ata do të jenë në gjendje të mendojnë dhjetëra mijëra herë më shpejt se ne.
Perspektiva e cyborgëve, siç quhet ndryshe robotika gjysëm njerëz dhe gjysëm makineri, ka marrë prej kohësh subjektin e fantashkencës së frikshme. Por z. Lovelock, pretendon se ata do të sundojnë, por nuk përbëjnë kërcënim për jetët tona. Ai gjithashtu u shpreh se ideja që robotët do të na zëvendësojnë nuk është aspak e vërtetë.
Ne do të bashkë-ekzistojmë me ta ashtu siç bashkëjetojmë me bimët. Në të vërtetë, ai beson, ata do të na duhet neve dhe ne do të bashkëjetojmë me ta, edhe pse si vartës. Ata do të na shohin shumë në mënyrën se si i shohim ne bimët. Tashmë ne po përgatitemi ti japim jetë formave të reja të qenieve inteligjente.
Z. Lovelock beson se rritja e cyborgs për t'u bërë specie dominante është pjesë e evolucionit. Ish-ekzekutivi i Google dhe Microsoft Kai-Fu Lee beson se robotët do të vjedhin gjysmën e të gjitha punëve aktuale në botë brenda 15 viteve.
Punëtorët në shumë fusha përballen me një krizë "të ngjashme me atë me të cilën përballen fermerët gjatë revolucionit industrial", thotë ish ekzekutivi i Google dhe Microsoft, Kai-Fu Lee.