Secondary Adv

Flyer, makina fluturuese elektrike

Share on Google+

Një dron i cili ngjason me një makinë fluturuese në të cilën mund të uleni, është shumë pranë daljes në treg dhe madje nuk kërkon patentën e pilotit. 

 

Financuar nga themeluesi i Google Larry Page, droni fluturues ka vend vetëm për një pasagjer dhe përdor dhjetë helika me energji elektrike për të qëndruar në ajër. 

 

Droni i quajtur Flyer u zhvillua dhe u ndërtua nga Kitty Hawk, një firmë teknike me bazë në Kaliforni e mbështetur nga Page. Fluturon midis tre dhe 10ft mbi ujë, udhëton deri në 20 km/orë dhe mund të pilotohet duke përdorur një levë. 

Inxhinieri kryesor Todd Reichert tha që fluturuesi mund të arrijë shpejtësi deri në 100 mph, por duhen më shumë teste. Automjeti raportohet se është rafinuar në një pikë ku personi mesatar kërkon vetëm 15 minuta për të mësuar se si ta drejtojë atë.

 

Aktualisht, Flyer mund të qëndrojë pezull mbi ujë, dhe është e paqartë nëse një version që mund të lëvizë mbi tokë është në zhvillim. Flyer është një nga dy mjetet ajrore që kompania po shpreson të hedhë në treg së shpejti. Tjetri, "Cora", është një taksi autonome me dy persona, e ndërtuar me ndihmën e Boeing. 

 

Cora aktualisht po testohet në Zelandën e Re. Flyer është më shumë për një argëtim, dhe Kitty Hawk është në kërkim të blerësve. Tashmë është duke marrë porosi për automjetin fluturues, çmimi i të cilit nuk është zbuluar. Kitty Hawk tha se automjeti ishte "hapi i parë për të bërë fluturimin e një pjese të jetës së përditshme.  


Më të lexuarat