Secondary Adv

Elon Musk deshiron te transformoje Marsin

Share on Google+

Drejtori i Përgjithshëm i SpaceX, Elon Musk, jo vetëm që dëshiron të eksplorojë Marsin, por gjithashtu ta transformojë atë. 

 

Megjithëse mund të jetë thjesht një ide, postimi i Musk në Twitter është një rikthim i një ideje të udhëhequr prej tij në të kaluarën që propozon përdorimin e një arme bërthamore për të terraformuar planetin e kuq për banimin e njeriut. 

Duke shpërthyer bomba bërthamore mbi të dy polet e planetit, Musk ka pohuar se procesi do të lëshonte dioksid karboni të mjaftueshëm, të kyçur në rezerva të ngrira nën sipërfaqen e planetit, për të ngrohur atmosferën dhe për të ndihmuar për ta afruar atë me Tokën. 

Musk thotë, teorikisht një atmosferë e ndryshuar në mënyrë drastike do t'i lejonte njerëzit të jetojnë dhe kolonizojnë Marsin pa përdorimin e sistemeve mbështetëse ose habitatet izoluese. Në një deklaratë të mëvonshme pasi ai e parashtroi për herë të parë idenë në 2015, Musk tha që ideja do të ishte që të krijohen dy 'diej' artificialë duke lëshuar një bombë bërthamore çdo 'disa sekonda'. 

Këto 'diej' do të shkrinin rezervat e CO2 dhe do të ngrohin atmosferën e planetit sipas Musk. Në një studim, shkencëtarët vërejnë se Marsit ka të ngjarë ti mungojnë nivelet e duhura të CO2 për të ngrohur në mënyrë të duhur planetin. Këto rezultate sugjerojnë që nuk ka mjaft CO2 që mbetet në Mars për të siguruar ngrohje të konsiderueshme serë, nëse gazi do të zhvendosej në atmosferë. 

Së dyti, studiuesit thonë se atmosfera e Marsit është shumë e hollë për të ruajtur cilindo CO2 që do të lëshohej përmes procesit. Musk megjithatë ka vazhduar të promovojë idenë, e cila është pjesë e një misioni më të madh nga miliarderi dhe kompania e tij, SpaceX. 


Më të lexuarat