Secondary Adv

Hapen ekspeditat e para improvizuese te jetes ne Mars

Share on Google+

Websajti i pushimeve TripAdvisor po u ofron kërkuesve emocionues një ekspeditë për të përjetuar jetën në Mars, thellë në shpellat e Spanjës veriore.   

  

Krijuar nga agjensia Astroland, aventura përfshin tre ditë dhe netë në kufijtë e Stacionit Ares, një shpellë 196-ft e lartë, 0,93 milje e gjatë që ndodhet thellë në malet Canatabrian. 

 

Atje, shpella synon të përsëris me saktësi kushtet armiqësore të Marsit dhe është e izoluar nga kontakti njerëzor.'Misioni' i parë tashmë është bërë nga një 'ekuipazh' i provës, por tani agjensia po hap dyert e saj për të ftuarit me pagesë, me pesë ekspedita të planifikuara për tu mbajtur gjatë muajve të ardhshëm. 

 

Përvoja do të zgjasë 30 ditë, duke përfshirë një program gjithëpërfshirës të trajnimit tre javë në internet, dhe tre ditë të tjera të trajnimit fizik dhe psikologjik në ambientet e Astroland. Udhëtimi tre-netë kushton 6,050 Euro.

Të shkelësh jashtë zonës tënde të rehatisë është një nga pjesët më emocionuese të udhëtimit, dhe madje edhe për aventurierët, komentoi Laurel Greatrix i TripAdvisor. 

 

Ky projekt ka lindur me qëllim të testimit të teknologjive të riprodhueshme në Tokë, siç ka ndodhur tashmë me produkte të tjerë të përdorimit të përditshëm që rrjedhin nga hulumtimi i hapësirës si GPS ose teknologji të ndryshme të aplikimit mjekësor, u shpreh një zyrtar i agjensisë.


Më të lexuarat