×
Secondary Adv

Se shpejti makinat nuk do te nisen nese jeni te pire!

Share on Google+


Makina e së ardhmes do të sinjalizojë nëse ju jeni të pirë. Dhe do ta bëjë këtë falë “librarisë audio të të dehurit”, përmbledhja e parë me diskutime dhe shrehje tipike të dikujt që e ka tepruar shumë me pijen, vepër kjo e një grupi kërkimi të “Bavarian Archive for Speech Signals” pranë “Ludwig Maximilian University” në bashkëpunim me “Institutin e Mjekësisë Ligjore të Mynihut”.


Studiuesit, mes viteve 2007 dhe 2009, kanë bindur 162 persona, burra e gra, për t’u dehur, dhe kanë regjistruar bisedat e tyre, ose më mirë të themi, në shumë raste tentativat e tyre për të biseduar, duke ndërtuar kështu “Alcohol Language Corpus”, librarinë e parë publike, ku mund të gjesh se çfarë thotë një i dehur. Është bërë e mundur që ky produkt, në të ardhmen do të shërbejë për makinat, të cilat nuk do i lejojnë shoferët ti drejtojne nëse ata kapen të pirë.

 


Në fakt, ashtu sikuse programet që traskriptojnë automatikisht atë që themi, të cilat kanë nevojë për një regjistrim fillestar të zërit tonë, për të mësuar e kuptuar më pas se si flasim, ashtu edhe makinat e së ardhmes do të kenë nevojë për një mbështetje audio për të njohur atë që kanë në timon. Për këtë arsye, libraria e të dehurit mund të jetë “hapi i parë” i domosdoshme drejt makinave të së ardhmes “anti dhënie makine në gjëndje të dehur”, të afta të bllokojnë nisjen që në sinjalin e parë të dyshimtë.

 


Kërkimet për këtë studim kanë marrë në konsideratë aspekte të ndryshme të gjuhës: që nga shqiptimi, ritmi, shpejtësia e përgjithshme e të folurit, dhe ka treguar se gjendja e dehjes shkakton mossaktësi në të gjitha këto paramentra gjuhësorë, si psh. zgjatje jonatyrale të disa rrokjeve, belbëzime tipike, heshtje dhe pauza në diskutime e në momente jo të duhura dhe me kohëzgjatje jashtë të zakonshmes.

 


Paralelisht, prej disa vitesh, kompanitë automobilistike po përpiqen të gjejnë teknologji efikase për të kapur nivelin e alkoolit tek drejtuesit të automjetit. “Firmat po fillojnë të mendojnë për tipin e sensorëve që mund të përdorin për të matur gjëndjen e shoferit”, shpjegoi Thilo Koslowski, analist i sektorit automobilistik. Pra parashikohet që një instrument si “Alcohol Language Corpus” do të jetë thelbësor për këtë qëllim. Studimi është zhvilluar në gjermanisht, por në të ardhmen mund të shtrihet edhe në gjuhë të tjera.


Më të lexuarat