Secondary Adv

Ora inteligjente qe permireson qendrimin e trupit

Share on Google+

Shkencëtarët gjermanë po zhvillojnë një orë inteligjente e cila ju ndihmon të korrigjoni qëndrimin e gabuar të trupit.    

 

Inxhinierët në TU Kaiserslautern dhe Qendra Gjermane e Kërkimit për Inteligjencën Artificiale po ndërtojnë një prototip të vizionit të tyre, i cili do të paralajmëronte përdoruesit në rast se ata nuk janë duke qëndruar drejtë. 

Duke përdorur sensorë të veshur nën rroba dhe brenda këpucëve, do të monitoronte shpejtësinë këndore, që është shkalla e ndryshimit të pozicionit këndor të një trupi rrotullues. Më pas do t'i përpunonte këto të dhëna kundër parametrave të lëvizjes, siç është sa shumë shtylla kurrizore lëviz dhe në çfarë këndi, dhe atëherë do të lëshojë një alarm nëse qëndrimi nuk ishte mjaftueshëm i drejtë. 

 

Ambicia është që pajisja t'i t'i aftësojë njerëzit për një qëndrim më të mirë ndërsa punojnë në tavolinat e tyre ose shikojnë TV, për shembull. Projekti gjerman, i cili është akoma pa emër, do të bashkë-zhvillohet nga ekspertë në Spanjë, Hollandë dhe Greqi. 

Nëse është e suksesshme, mund të përfitojnë miliona njerëz. Dhimbja e shpinës tani është shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar në Mbretërinë e Bashkuar, përgjegjëse për më shumë se një në 10 nga të gjitha ankesat serioze për shëndetin. 

Kjo i kushton NHS, 2.1 miliardë paund në vit dhe vlerësohet se ka një kosto prej rreth 10 miliardë paund për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar në ditë të humbura pune dhe kujdes informal.


Më të lexuarat