Secondary Adv

BMW prezanton VBX6, makinen me te zeze ne bote

Share on Google+

BMW ka prezantuar një version Vantablack të X6 Coupé, i cili është lyer me llak me pigmentin "më të zi në botë" që thith mbi 99 për qind të dritës.  

 

Shpikësit e teknologjisë Vantablack, Surrey NanoSystems, bashkëpunuan me agjencinë krijuese Levitation 29 për të veshur X6 coupé më të fundit me një version të lyer me pigmentin. 

 

Sipas markës gjermane të automjeteve, BMW VBX6 është "automjeti i parë dhe i vetëm në botë" që paraqet një shtresë Vantablack VBx2, e cila pothuajse tërësisht heq të gjitha reflektimet e dritës. Aftësia e tij për të thithur mbi 99 përqind të dritës bën që syri i njeriut ta perceptojë Vantablack në të dy format e tij si dy-dimensionale. 

E veshur me hijen më të zezë në botë, BMW VBX6 duket se humbet formën e tij tre-dimensionale, duke përfshirë shumicën e tipareve përcaktuese të makinës si fenerët dalluesë të tij të veçantë dhe grilat anësore. 

 

Varianti VBx2 i Vantablack ka një reflektim hemisferik total prej 1 për qind, që do të thotë se ai ende konsiderohet super-i zi, ndërsa mundëson një sasi të vogël reflektimi nga çdo kënd. VBx2 me reflektimin e tij prej 1 për qind siguron mjaftueshëm një aluzion të formës. 

Por vendosja e një bojë si ajo në një makinë konvencionale që nuk ka një dizajn dallues, me siguri do të dëmtonte atë në një farë mënyre, u shpreh një prej dizajnuesve. Ne shpesh preferojmë të flasim për siluetë dhe proporcione sesa për sipërfaqe dhe linja, shtoi ai. 

 

Veshja Vantablack VBx2 parathotë këto aspekte thelbësore të dizajnit të automjeteve, pa asnjë shpërqendrim nga drita dhe reflektimet. I njohur si BMW VBX6, automjeti Vantablack do të bëjë debutimin e tij në këtë ekspozitë të këtij viti në Frankfurt, e cila do të zhvillohet në qytetin gjerman nga 12 deri në 22 shtator 2019.


Më të lexuarat