Telefonat e rinj Huawei nuk do të vijnë me aplikacione dhe shërbime Google, ka qënë kjo një deklaratë e dhënë nga gjigandi amerikan i kërkimit.
Firma kineze Huaweika disa nga teknologjitë kryesore në botë, por është goditur fort nga polemika e vazhdueshme pas akuzave për spiunim të bëra nga shteti Amerikan.
Më pak se një muaj ka kaluar që nga koha kur Huawei zbuloi sistemin e vet operativ, të quajtur Harmony. Google i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se, nën kufizimet aktuale të SHBA për tregtinë me Huawei, telefonat e rinj nuk mund të shiten me aplikacione të licencuara. Kjo përfshin aplikacione të njohura si Google Maps ose Gmail të cilat janë pjesë e sistemit të tij operativ Android.
Huawei përdor sistemin operativ Android të Google për të fuqizuar linjën e saj të telefonave inteligjentë, dhe tani mund të duhet të mbështetet në HarmonyOS. Firma kineze u shpreh se sistemi operativ kishte dy vjet në zhvillim e sipër, por shprehet që zgjedhja e parë e saj ishte të vazhdonte përdorimin e Android. Huawei u rendit në mënyrë efektive nga qeveria amerikane në maj, në mes të akuzave se kompania ishte një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA.
Kjo lindi nga lidhje të ngushta me qeverinë kineze, diçka që Huawei gjithmonë e ka mohuar. Një licencë e përkohshme u lëshua nga qeveria amerikane në fillim të verës dhe u rinovua përsëri javën e kaluar, e cila i ka lejuar Huawei të mirëmbajë pajisjet ekzistuese. Megjithatë, ajo nuk vlen për produkte të reja siç është Mate 30, tha Google.
Huawei do të vazhdojë të përdorë sistemin operativ Android dhe ekosistemin nëse qeveria amerikane na lejon ta bëjmë këtë, tha një zëdhënës i Huawei. Përndryshe, ne do të vazhdojmë të zhvillojmë sistemin tonë operativ.