Secondary Adv

Guardian 50, zgjidhja me e mire per mbrojtjen nga vjedhja dhe demtimi i kabllove

Share on Google+

Vjedhja e kabllove është e kushtueshme, shkatërruese dhe e rrezikshme. Madje është një problem i madh për kompanitë e telefonisë fikse, internetit, ato shpërndarëse të energjisë apo të hekurudhës. Në SHBA vetëm vjedhja e kabllove të bakrit arrin në vlerën 1 miliard dollarë koso shtesë për bizneset e ndryshme.


Por mos u shqetesoni sepse teknologjia ka ecuar me hapa të shpejtë dhe vjen me një zgjidhje efikase edhe për ketë problem! Tani në Shqiperi,  ETG Albania si filial i kompanisë Energye Technology Group, ofron zgjidhjet më të mira për mbrojtjen nga vjedhja dhe dëmtimi i kabllove, pikërisht me Guardian 50.


Çdo incident apo vjedhje të kabllos shkakton një seri ngjarjesh negative. Konsumatorët ankohen për humbjen e shërbimit, gazetat lokale mbushen me artikuj mbi këtë cështje dhe mijëra konsumatorë nuk kanë sinjal telefonik, internet ose shërbimi i ofruar është shumë i ngadaltë për të zgjidhur problemin, përveç kësaj kostoja e zëvendësimit të kabllos ka shumë shpenzime ekstra.

 


Disa prej kompanive të komunikacionit në vend si ato të telefonisë fikse, kompani që transmetojnë sinjale interneti, si dhe KESH-i, nëpërmjet shkresave të ndryshme dhe komunikimeve me policinë e kanë ngritur tek këta të fundit shqetësimin e vjedhjes dhe dëmtimit të linjave të tyre.

 


Kabllot janë vidhen nga persona të cilët përdorin bakrin e kabllove, për skrap, ndërsa vjedhja është e thjeshtë, përgjithësisht nga dy apo tre vetë që hapin kapakët e pusetave dhe të pikave të shpërndarjes duke i tërhequr ato dhe duke i dëmtuar. Por, një pjesë e mirë këtyre veprimeve, jo vetëm që kanë dëmtuar shërbimin e abonentëve apo pronën e këtyre kompanive, por në të kundërt në shumë raste kur janë dëmtuar kabllot e telefonisë dhe të internetit, përfitimi i autorëve ka qenë thuajse minimal për shkak se kabllot e që përdoren për këtë lloj shërbimi janë me fibra optike dhe nuk kanë fije bakri, siç mendojnë autorët e vjedhjeve, të cilët e përdorin bakrin për ta shitur për skrap.Madje ka ndodhur shpesh sidomos në vendin tonë, pasi kompania e ka zëvëndësuar kabllon e vjedhur mbas dy ditësh është vjedhur sërisht.

 

 

Si mund të na ndihmojë Guardian Cable 50?
Kabllo Guardian është i thjeshtë për t'u përdorur, ka një sistem alarmi dhe një sistem monitorimi. Me kabllon Guardian telat e bakrit janë më pak të rrezikuara që të vidhen për shkak se sistemi i alarmit i instaluar mbi to lajmëron institucionet përkatëse. Është një produkt jetëgjatë dhe riparohet mjaft shpejt dhe lehtë.

 


Vetëm një njësi e kabllos Guardian 50, mund të monitorojnë, mbrojë 50 tufa kabllore dhe 50.000 linja elektrike. Përveç kësaj, kaseta që instalohet në mjedise të jashtme ka një çelës kontakti që mbulohet me kosto të monitoruara në mënyrë efektive. Njëkohësisht një kabllo i përdredhur mund të përballojë dhe rezistojë 255 herë . Nëse kabllot preken nga dikush, sensori i vendosur mbi to lajmëron në cast përgjegjësit.

 


Sapo autoritetet marrin mesazhin me tekst dërgojnë forcat e nevojshme apo teknikët për të parë nëse dicka është dëmtuar. Në raste të tilla mund të dërgohet një mesazh me tekst ose email. Kabllo Gaurdian instalohet mjaft lehtë në një zyrë qendrore telefoni, interneti apo në kabina elektrike të ndryshme.
Mbrojtja e kabllos - Kabllo Guardian 50 përdor teknika të reja të matjes së shpejtë që të identifikojë vendndodhjen e një rasti vjedhje. Guardian është në gjendje të mbrojë edhe kabllot që përbëhen nga 250, 500 ose 1000 linja.

 

 

Mbrojtja e dyerve të kasetave dhe kanaleve – Guardian 50 bën monitorimin e dyerve dhe kasetave deri në 255 kontakte duke reduktuar ndjeshëm koston dhe kompleksitetin në krahasim me zgjidhjet alternative.

Specifikime
Gjatësia maskimale e kabllos së monitoruar:  40 km
Numri maksimal i kabllove që monitorohen:  50.000 mijë
Lidhjet:  Ethernet RJ45, 50 lidhës Way Telco
Dimensionet:  30 x 48 x 4 cm (11,8 x 18,8 x 1,57 inç)
Llojet e njoftimit të alarmit:  Email, SMS
Lidhshmëria:  Ethernet, GSM modul;Quad Band, GPRS, CSD dhe SMS
Furnizimi me energji elektrike:  110/220/240 Vac ose -48Vdc.


Më të lexuarat